Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky e ka dëgjuar Abdurrahman ibn Kasimin, e ky e ka dëgjuar Kasimin se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Morëm rrugë (për në Mekë) dhe qëllim i vetëm yni ishte nijeti për haxh. Gjatë qëndimit në Serife, më erdhën menstruacionet. I Dërguari i Allahut ﷺ erdhi tek unë dhe më gjeti duke qarë, andaj më tha: “Çfarë ke? Të janë paraqitur menstruacionet?” - Po, - i thashë. Ai tha: “Këtë gjë Allahu ua ka caktuar bijave të Ademit, andaj kryeji të gjitha veprimet e haxhit, përveç tavafit rreth Qabesë.” Aishja thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ për gratë e tij theri lopë për kurban.”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ قَالَ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ قَالَ: سَمِعْتُ عَبْدَ الرَّحْمَنِ بْنَ الْقَاسِمِ قَالَ: سَمِعْتُ الْقَاسِمَ، يَقُولُ: سَمِعْتُ عَائِشَةَ تَقُولُ: خَرَجْنَا لاَ نَرَى إِلاَّ الْحَجَّ، فَلَمَّا كُنَّا بِسَرِفَ حِضْتُ، فَدَخَلَ عَلَىَّ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَأَنَا أَبْكِي فَقَالَ: "مَا لَكِ؟ أَنُفِسْتِ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: "إِنَّ هَذَا أَمْرٌ كَتَبَهُ اللَّهُ عَلَى بَنَاتِ آدَمَ، فَاقْضِي مَا يَقْضِي الْحَاجُّ، غَيْرَ أَنْ لاَ تَطُوفِي بِالْبَيْتِ". قَالَتْ: وَضَحَّى رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَنْ نِسَائِهِ بِالْبَقَرِ.