Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ u nisëm në ditën e njëzetepestë të dhul kades, duke synuar haxhin. Kur iu afruam Mekës, i Dërguari i Allahut ﷺ i urdhëroi ata që nuk kishin marrë me vete kurbane që, pasi ta kryejnë tavafin rreth Qabesë dhe ecjen mes Safasë dhe Mervës, të lirohen nga ihramët. Ditën e Bajramit të Kurbanit na sollën pak mish lope, e unë pyeta: “Ç'është kjo?” Më thanë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka therur kurban për gratë e veta.” Jahjai ka thënë: “Këtë hadith ia kam përmendur Kasim ibn Muhamedit, i cili më ka thënë: “Betohem në Allahun se (transmetuesi) ta ka sjellë hadithin ashtu siç ka qenë.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنْ عَمْرَةَ بِنْتِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ، أَنَّهَا سَمِعَتْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - تَقُولُ: خَرَجْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ لِخَمْسِ لَيَالٍ بَقِينَ مِنْ ذِي الْقَعْدَةِ، وَلاَ نُرَى إِلاَّ الْحَجَّ، فَلَمَّا دَنَوْنَا مِنْ مَكَّةَ أَمَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ مَنْ لَمْ يَكُنْ مَعَهُ هَدْىٌ إِذَا طَافَ بِالْبَيْتِ وَسَعَى بَيْنَ الصَّفَا وَالْمَرْوَةِ أَنْ يَحِلَّ. قَالَتْ عَائِشَةُ: فَدُخِلَ عَلَيْنَا يَوْمَ النَّحْرِ بِلَحْمِ بَقَرٍ فَقُلْتُ: مَا هَذَا؟ فَقَالَ: نَحَرَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَنْ أَزْوَاجِهِ. قَالَ يَحْيَى: فَذَكَرْتُ هَذَا الْحَدِيثَ لِلْقَاسِمِ بْنِ مُحَمَّدٍ فَقَالَ: أَتَتْكَ وَاللَّهِ بِالْحَدِيثِ عَلَى وَجْهِهِ.