{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2967",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2967",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2967",
  "text": "Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Xheriri, e ky nga Mugire, e ky nga Shabiu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ shkova në një betejë (dhe gjatë kthimit), Pejgamberi ﷺ më erdhi afër teksa isha i hipur mbi një deve tonën, që e përdornim për punë fushe, e cila ishte lodhur dhe mezi ecte. Pejgamberi ﷺ pyeti: “Çfarë ka deveja?” - Është lodhur, - i thashë. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i doli mbrapa, e ngërmoi dhe bëri dua për të. Dhe që aty, ajo vazhdimisht ecte para karvanit. Pastaj më pyeti: “Si po të duket deveja?” I thashë: “Mirë, e ka kapluar bereqeti yt.” Pejgamberi ﷺ më pyeti: “Do të ma shesësh?” Unë u turpërova, por nuk kishim deve tjetër për punë fushe. I thashë: “Po.” Ai më tha: “Atëherë po ta blej.” Ia shita me kusht që ta shaloj deri në Medinë. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, jam bërë dhëndër rishtazi.” I kërkova leje të shpejtoj dhe ai më lejoi, andaj e tejkalova karvanin dhe, me të arritur në Medinë, e takova dajën tim, i cili më pyeti rreth devesë. Unë i tregova ç'kisha bërë dhe ai më qortoi. Kur i kërkova leje të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai më pyeti: “Je martuar me ndonjë të virgjër apo me të ve?” I thashë: “Me të ve.” Ai më tha: “Pse s'u martove me ndonjë të virgjër, që të dëfreheshe me të dhe ajo me ty.” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, babai më ka rënë shehid, ndërsa unë kam disa motra të reja, andaj nuk doja të martohesha me dikë të moshës së tyre e të mos dijë t'i edukojë dhe që nuk kujdeset për to. Prandaj, u martova me një të ve, që të kujdeset dhe t'i edukojë ato.” Kur i Dërguari i Allahut ﷺ mbërriti në Medinë, shkova dhe ia dërgova devenë, ndërsa ai m'i dha të hollat për deve dhe ma ktheu devenë. Mugire ka thënë: “Sipas gjykimit tonë, kjo (lloj shitblerjeje) nuk prish punë.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2967",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhabir ibn Abdullah Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ: أَخْبَرَنَا جَرِيرٌ، عَنِ الْمُغِيرَةِ، عَنِ الشَّعْبِيِّ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: غَزَوْتُ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ قَالَ: فَتَلاَحَقَ بِي النَّبِيُّ ﷺ وَأَنَا عَلَى نَاضِحٍ لَنَا قَدْ أَعْيَا فَلاَ يَكَادُ يَسِيرُ فَقَالَ لِي: \"مَا لِبَعِيرِكَ؟\" قَالَ: قُلْتُ: أَعْيَا. قَالَ: فَتَخَلَّفَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَزَجَرَهُ وَدَعَا لَهُ، فَمَا زَالَ بَيْنَ يَدَىِ الإِبِلِ قُدَّامَهَا يَسِيرُ. فَقَالَ لِي: \"كَيْفَ تَرَى بَعِيرَكَ؟\" قَالَ: قُلْتُ: بِخَيْرٍ قَدْ أَصَابَتْهُ بَرَكَتُكَ. قَالَ: \"أَفَتَبِيعُنِيهِ؟\" قَالَ: فَاسْتَحْيَيْتُ، وَلَمْ يَكُنْ لَنَا نَاضِحٌ غَيْرَهُ قَالَ: فَقُلْتُ: نَعَمْ. قَالَ: \"فَبِعْنِيهِ\". فَبِعْتُهُ إِيَّاهُ عَلَى أَنَّ لِي فَقَارَ ظَهْرِهِ حَتَّى أَبْلُغَ الْمَدِينَةَ. قَالَ: فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! إِنِّي عَرُوسٌ، فَاسْتَأْذَنْتُهُ فَأَذِنَ لِي، فَتَقَدَّمْتُ النَّاسَ إِلَى الْمَدِينَةِ حَتَّى أَتَيْتُ الْمَدِينَةَ، فَلَقِيَنِي خَالِي فَسَأَلَنِي عَنِ الْبَعِيرِ، فَأَخْبَرْتُهُ بِمَا صَنَعْتُ فِيهِ فَلاَمَنِي قَالَ: وَقَدْ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَالَ لِي حِينَ اسْتَأْذَنْتُهُ: \"هَلْ تَزَوَّجْتَ بِكْرًا أَمْ ثَيِّبًا؟\" فَقُلْتُ: تَزَوَّجْتُ ثَيِّبًا. فَقَالَ: \"هَلاَّ تَزَوَّجْتَ بِكْرًا تُلاَعِبُهَا وَتُلاَعِبُكَ؟\" فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! تُوُفِّيَ وَالِدِي - أَوِ اسْتُشْهِدَ - وَلِي أَخَوَاتٌ صِغَارٌ، فَكَرِهْتُ أَنْ أَتَزَوَّجَ مِثْلَهُنَّ، فَلاَ تُؤَدِّبُهُنَّ، وَلاَ تَقُومُ عَلَيْهِنَّ، فَتَزَوَّجْتُ ثَيِّبًا لِتَقُومَ عَلَيْهِنَّ وَتُؤَدِّبَهُنَّ. قَالَ: فَلَمَّا قَدِمَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ الْمَدِينَةَ غَدَوْتُ عَلَيْهِ بِالْبَعِيرِ، فَأَعْطَانِي ثَمَنَهُ، وَرَدَّهُ عَلَىَّ. قَالَ الْمُغِيرَةُ: هَذَا فِي قَضَائِنَا حَسَنٌ لاَ نَرَى بِهِ بَأْسًا.",
    "albanian": "Is'hak ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka rrëfyer Xheriri, e ky nga Mugire, e ky nga Shabiu se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Me të Dërguarin e Allahut ﷺ shkova në një betejë (dhe gjatë kthimit), Pejgamberi ﷺ më erdhi afër teksa isha i hipur mbi një deve tonën, që e përdornim për punë fushe, e cila ishte lodhur dhe mezi ecte. Pejgamberi ﷺ pyeti: “Çfarë ka deveja?” - Është lodhur, - i thashë. Atëherë, i Dërguari i Allahut ﷺ i doli mbrapa, e ngërmoi dhe bëri dua për të. Dhe që aty, ajo vazhdimisht ecte para karvanit. Pastaj më pyeti: “Si po të duket deveja?” I thashë: “Mirë, e ka kapluar bereqeti yt.” Pejgamberi ﷺ më pyeti: “Do të ma shesësh?” Unë u turpërova, por nuk kishim deve tjetër për punë fushe. I thashë: “Po.” Ai më tha: “Atëherë po ta blej.” Ia shita me kusht që ta shaloj deri në Medinë. I thashë: “O i Dërguari i Allahut, jam bërë dhëndër rishtazi.” I kërkova leje të shpejtoj dhe ai më lejoi, andaj e tejkalova karvanin dhe, me të arritur në Medinë, e takova dajën tim, i cili më pyeti rreth devesë. Unë i tregova ç'kisha bërë dhe ai më qortoi. Kur i kërkova leje të Dërguarit të Allahut ﷺ, ai më pyeti: “Je martuar me ndonjë të virgjër apo me të ve?” I thashë: “Me të ve.” Ai më tha: “Pse s'u martove me ndonjë të virgjër, që të dëfreheshe me të dhe ajo me ty.” Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, babai më ka rënë shehid, ndërsa unë kam disa motra të reja, andaj nuk doja të martohesha me dikë të moshës së tyre e të mos dijë t'i edukojë dhe që nuk kujdeset për to. Prandaj, u martova me një të ve, që të kujdeset dhe t'i edukojë ato.” Kur i Dërguari i Allahut ﷺ mbërriti në Medinë, shkova dhe ia dërgova devenë, ndërsa ai m'i dha të hollat për deve dhe ma ktheu devenë. Mugire ka thënë: “Sipas gjykimit tonë, kjo (lloj shitblerjeje) nuk prish punë.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2967.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2967.json"
  }
}