Mekij ibn Ibrahimi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e ky nga Jahja ibn Ebu Kethiri, e ky nga Ebu Seleme, e këtij i ka treguar Zejnebja, e bija e Umu Selemes, se Umu Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Teksa unë dhe Pejgamberi ﷺ ishim të shtrirë e të mbuluar me një batanije të zezë, më erdhën menstruacionet, andaj u largova fshehurazi. I vesha rrobat e kohës së menstruacioneve, ndërsa Pejgamberi ﷺ më tha: “T'u paraqit nifasi (menstruacionet) ?” - Po, - i thashë. Atëherë më ftoi dhe u shtriva me të nën mbulesë kadifeje.”
حَدَّثَنَا الْمَكِّيُّ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ، عَنْ يَحْيَى بْنِ أَبِي كَثِيرٍ، عَنْ أَبِي سَلَمَةَ، أَنَّ زَيْنَبَ ابْنَةَ أُمِّ سَلَمَةَ، حَدَّثَتْهُ أَنَّ أُمَّ سَلَمَةَ حَدَّثَتْهَا قَالَتْ: بَيْنَا أَنَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ مُضْطَجِعَةً فِي خَمِيصَةٍ إِذْ حِضْتُ، فَانْسَلَلْتُ فَأَخَذْتُ ثِيَابَ حِيضَتِي فَقَالَ: "أَنُفِسْتِ؟" قُلْتُ: نَعَمْ. فَدَعَانِي فَاضْطَجَعْتُ مَعَهُ فِي الْخَمِيلَةِ.