{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/2982",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/2982",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 2982",
  "text": "Bishr ibn Merhumi na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njerëzve iu pakësuan rezervat ushqimore dhe mbetën pa asgjë, andaj vajtën te Pejgamberi ﷺ për t'i kërkuar leje t'i therin devetë e tyre, gjë që ai ua lejoi. Kur e takuan Omerin dhe i treguan, ai u tha: “E me çfarë do të jetoni pas deveve?” Kështu, Omeri shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Me çfarë do të jetojnë pas deveve?” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Thirr ndër njerëz, që t'i sjellin rezervat ushqimore që i kanë.” Pejgamberi ﷺ bëri dua që të zbriste bereqeti në to, pastaj u tha njerëzve të vijnë me enë dhe të gjithë morën nga ato rezerva, derisa nuk mbeti kush pa marrë. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 2982",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Seleme ibn Ekvai"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا بِشْرُ بْنُ مَرْحُومٍ: حَدَّثَنَا حَاتِمُ بْنُ إِسْمَاعِيلَ، عَنْ يَزِيدَ بْنِ أَبِي عُبَيْدٍ، عَنْ سَلَمَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: خَفَّتْ أَزْوَادُ النَّاسِ وَأَمْلَقُوا، فَأَتَوُا النَّبِيَّ ﷺ فِي نَحْرِ إِبِلِهِمْ، فَأَذِنَ لَهُمْ، فَلَقِيَهُمْ عُمَرُ فَأَخْبَرُوهُ فَقَالَ: مَا بَقَاؤُكُمْ بَعْدَ إِبِلِكُمْ؟ فَدَخَلَ عُمَرُ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فَقَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! مَا بَقَاؤُهُمْ بَعْدَ إِبِلِهِمْ؟ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"نَادِ فِي النَّاسِ يَأْتُونَ بِفَضْلِ أَزْوَادِهِمْ\". فَدَعَا وَبَرَّكَ عَلَيْهِ، ثُمَّ دَعَاهُمْ بِأَوْعِيَتِهِمْ، فَاحْتَثَى النَّاسُ حَتَّى فَرَغُوا، ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"أَشْهَدُ أَنْ لاَ إِلَهَ إِلاَّ اللَّهُ، وَأَنِّي رَسُولُ اللَّهِ\".",
    "albanian": "Bishr ibn Merhumi na ka thënë: Na ka treguar Hatim ibn Ismaili, e ky nga Jezid ibn Ebu Ubejdi se Seleme (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Njerëzve iu pakësuan rezervat ushqimore dhe mbetën pa asgjë, andaj vajtën te Pejgamberi ﷺ për t'i kërkuar leje t'i therin devetë e tyre, gjë që ai ua lejoi. Kur e takuan Omerin dhe i treguan, ai u tha: “E me çfarë do të jetoni pas deveve?” Kështu, Omeri shkoi te Pejgamberi ﷺ dhe i tha: “O i Dërguari i Allahut! Me çfarë do të jetojnë pas deveve?” I Dërguari i Allahut ﷺ i tha: “Thirr ndër njerëz, që t'i sjellin rezervat ushqimore që i kanë.” Pejgamberi ﷺ bëri dua që të zbriste bereqeti në to, pastaj u tha njerëzve të vijnë me enë dhe të gjithë morën nga ato rezerva, derisa nuk mbeti kush pa marrë. I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Dëshmoj se s'ka të adhuruar të denjë përveç Allahut dhe se unë jam i Dërguari i Allahut.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2982.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/2982.json"
  }
}