Sahihu i Buhariut — Hadithi 2984

Xhihadi · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Amër ibn Aliu na ka thënë: Na ka treguar Ebu Asimi, e këtij i ka treguar Othman ibn Esvedi, e këtij i ka treguar Ibn Ebu Mulejke se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) i ka thënë Pejgamberit ﷺ: “O i Dërguari i Allahut! Shokët e tu po kthehen me shpërblim të haxhit dhe umrës, ndërsa unë nuk kam shtuar asgjë më shumë se haxhi. Pejgamberi ﷺ i tha: “Shko dhe le të të marrë Abdurrahmani në kafshën e tij (për të kryer umrën) .” Kështu, e urdhëroi Abdurrahmanin ta dërgojë për ta kryer umrën nga Tenëimi, ndërsa i Dërguari i Allahut ﷺ e priti në pjesën e sipërme të Mekës, derisa u kthye.

Arabisht

حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ عَلِيٍّ: حَدَّثَنَا أَبُو عَاصِمٍ: حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ الأَسْوَدِ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي مُلَيْكَةَ، عَنْ عَائِشَةَ - رضى الله عنها - أَنَّهَا قَالَتْ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! يَرْجِعُ أَصْحَابُكَ بِأَجْرِ حَجٍّ وَعُمْرَةٍ، وَلَمْ أَزِدْ عَلَى الْحَجِّ. فَقَالَ لَهَا: "اذْهَبِي وَلْيَرْدِفْكِ عَبْدُ الرَّحْمَنِ". فَأَمَرَ عَبْدَ الرَّحْمَنِ أَنْ يُعْمِرَهَا مِنَ التَّنْعِيمِ، فَانْتَظَرَهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِأَعْلَى مَكَّةَ حَتَّى جَاءَتْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2984