Abdullahu më ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Amër ibn Dinari, e ky nga Amër ibn Evsi se Abdurrahman ibn Ebu Bekër Sidiku (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) ka treguar se Pejgamberi ﷺ e kishte urdhëruar atë që të hipte së bashku me Aishen në deve, në mënyrë që umrën ta kryenin nga Tenëimi.
حَدَّثَنِي عَبْدُ اللَّهِ: حَدَّثَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ، عَنْ عَمْرِو بْنِ دِينَارٍ، عَنْ عَمْرِو بْنِ أَوْسٍ، عَنْ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ الصِّدِّيقِ - رضى الله عنهما - قَالَ: أَمَرَنِي النَّبِيُّ ﷺ أَنْ أُرْدِفَ عَائِشَةَ وَأُعْمِرَهَا مِنَ التَّنْعِيمِ.