Sahihu i Buhariut — Hadithi 2996

Xhihadi · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Matar ibn Fadli na ka thënë: Na ka treguar Jezid ibn Haruni, e këtij i ka treguar Avami, e këtij i ka treguar Ibrahim ibn Ismail Seksekiu se Ebu Burde ishte në një udhëtim së bashku me Jezid ibn Ebu Kebshen, i cili agjëronte edhe në udhëtim. Andaj, Ebu Burde i tha: “Disa herë e kam dëgjuar Ebu Musain (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të thotë: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Kur robi sëmuret ose udhëton, shpërblimi i shkruhet njësoj siç ka punuar sa ka qenë vendas dhe i shëndoshë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مَطَرُ بْنُ الْفَضْلِ: حَدَّثَنَا يَزِيدُ بْنُ هَارُونَ: حَدَّثَنَا الْعَوَّامُ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ أَبُو إِسْمَاعِيلَ السَّكْسَكِيُّ قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا بُرْدَةَ، وَاصْطَحَبَ هُوَ وَيَزِيدُ بْنُ أَبِي كَبْشَةَ فِي سَفَرٍ، فَكَانَ يَزِيدُ يَصُومُ فِي السَّفَرِ فَقَالَ لَهُ أَبُو بُرْدَةَ: سَمِعْتُ أَبَا مُوسَى مِرَارًا يَقُولُ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِذَا مَرِضَ الْعَبْدُ أَوْ سَافَرَ، كُتِبَ لَهُ مِثْلُ مَا كَانَ يَعْمَلُ مُقِيمًا صَحِيحًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/2996