Sahihu i Buhariut — Hadithi 3000

Xhihadi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Seid ibn Ebu Merjemi na ka thënë: Na ka rrëfyer Muhamed ibn Xhaferi, e këtij i ka rrëfyer Zejd ibn Eslemi se Eslemi tregon: “Isha me Abdullah ibn Omerin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), rrugës për Mekë, kur e lajmëruan se Safije bint Ebu Ubejdi është sëmurur rëndë. Ai e shpejtoi ecjen deri pas rënies së muzgut, pastaj zbriti, e fali akshamin e jacinë duke i bashkuar dhe tha: “Kam parë se, kur Pejgamberi ﷺ ngutej gjatë rrugëtimit, e vononte akshamin duke e bashkuar me jacinë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ أَبِي مَرْيَمَ: أَخْبَرَنَا مُحَمَّدُ بْنُ جَعْفَرٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي زَيْدٌ - هُوَ ابْنُ أَسْلَمَ ـ عَنْ أَبِيهِ قَالَ: كُنْتُ مَعَ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - بِطَرِيقِ مَكَّةَ، فَبَلَغَهُ عَنْ صَفِيَّةَ بِنْتِ أَبِي عُبَيْدٍ شِدَّةُ وَجَعٍ، فَأَسْرَعَ السَّيْرَ حَتَّى إِذَا كَانَ بَعْدَ غُرُوبِ الشَّفَقِ، ثُمَّ نَزَلَ فَصَلَّى الْمَغْرِبَ وَالْعَتَمَةَ، يَجْمَعُ بَيْنَهُمَا، وَقَالَ: إِنِّي رَأَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ إِذَا جَدَّ بِهِ السَّيْرُ أَخَّرَ الْمَغْرِبَ وَجَمَعَ بَيْنَهُمَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3000