{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3007",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3007",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3007",
  "text": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari, e ky e ka dëgjuar dy herë Hasen ibn Muhamedin, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Ebu Rafiu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më dërgoi mua, Zubejrin e Mikdadin, dhe na tha: “Nisuni dhe shkoni në kopshtin Hah, ku do të gjeni një grua të hipur në deve, e cila mban një letër. Merrjani letrën!” Ne u nisëm dhe u larguam goxha nga Medina, derisa arritëm te kopshti, ku e takuam gruan e hipur në deve dhe i thamë: “Na jep letrën.” Ajo tha: “Unë nuk kam asnjë letër.” Ne i thamë: “Na jep letrën, ose do të të zhveshim (për të të kontrolluar).” Atëherë, ajo e nxori letrën nga lidhësja (e flokut), të cilën ia dërguam të Dërguarit të Allahut ﷺ. Letra ishte nga Hatib ibn Ebu Beltai, dërguar disa banorëve idhujtarë mekas, ku i informonte për disa plane të të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pejgamberi ﷺ i tha: “O Hatib, ç'është kjo?” Ai iu përgjigj: “O i Dërguari i Allahut, mos u ngut të më dënosh, sepse unë kam qenë person i huaj në Mekë, jo prej mesit të tyre. Ndërkaq, muhaxhirët që janë me ty, kanë farefis në Mekë, të cilët ua mbrojnë familjet dhe pasuritë. Prandaj, meqë nuk e gëzoj këtë të drejtë nga ana farefisnore, doja të fitoja përkrahjen e tyre, që të m'i mbrojnë të afërmit e mi. Këtë nuk e kam bërë me synim për të dalë nga feja, e as jam pajtuar me kufrin pas Islamit.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Jua tha të vërtetën.” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, më lejo t'ia pres kokën këtij hipokriti!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ai ka qenë pjesëmarrës në Bedër. E ku e di ti? Allahu i ka parë pjesëmarrësit në Bedër dhe u ka thënë: “Punoni ç'të doni, sepse jua kam falur mëkatet.” Sufjani ka thënë: “Eh, çfarë senedi që qenka!”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3007",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ali ibn Ebu Talibi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا عَمْرُو بْنُ دِينَارٍ، سَمِعْتُهُ مِنْهُ، مَرَّتَيْنِ قَالَ: أَخْبَرَنِي حَسَنُ بْنُ مُحَمَّدٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُبَيْدُ اللَّهِ بْنُ أَبِي رَافِعٍ قَالَ: سَمِعْتُ عَلِيًّا - رضى الله عنه - يَقُولُ: بَعَثَنِي رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَنَا وَالزُّبَيْرَ وَالْمِقْدَادَ بْنَ الأَسْوَدِ قَالَ: \"انْطَلِقُوا حَتَّى تَأْتُوا رَوْضَةَ خَاخٍ، فَإِنَّ بِهَا ظَعِينَةً وَمَعَهَا كِتَابٌ، فَخُذُوهُ مِنْهَا\". فَانْطَلَقْنَا تَعَادَى بِنَا خَيْلُنَا حَتَّى انْتَهَيْنَا إِلَى الرَّوْضَةِ، فَإِذَا نَحْنُ بِالظَّعِينَةِ فَقُلْنَا: أَخْرِجِي الْكِتَابَ. فَقَالَتْ: مَا مَعِي مِنْ كِتَابٍ. فَقُلْنَا: لَتُخْرِجِنَّ الْكِتَابَ أَوْ لَنُلْقِيَنَّ الثِّيَابَ. فَأَخْرَجَتْهُ مِنْ عِقَاصِهَا، فَأَتَيْنَا بِهِ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ، فَإِذَا فِيهِ: مِنْ حَاطِبِ بْنِ أَبِي بَلْتَعَةَ إِلَى أُنَاسٍ مِنَ الْمُشْرِكِينَ مِنْ أَهْلِ مَكَّةَ، يُخْبِرُهُمْ بِبَعْضِ أَمْرِ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"يَا حَاطِبُ، مَا هَذَا؟\" قَالَ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! لاَ تَعْجَلْ عَلَىَّ، إِنِّي كُنْتُ امْرَأً مُلْصَقًا فِي قُرَيْشٍ، وَلَمْ أَكُنْ مِنْ أَنْفُسِهَا، وَكَانَ مَنْ مَعَكَ مِنَ الْمُهَاجِرِينَ لَهُمْ قَرَابَاتٌ بِمَكَّةَ، يَحْمُونَ بِهَا أَهْلِيهِمْ وَأَمْوَالَهُمْ، فَأَحْبَبْتُ إِذْ فَاتَنِي ذَلِكَ مِنَ النَّسَبِ فِيهِمْ أَنْ أَتَّخِذَ عِنْدَهُمْ يَدًا يَحْمُونَ بِهَا قَرَابَتِي، وَمَا فَعَلْتُ كُفْرًا وَلاَ ارْتِدَادًا وَلاَ رِضًا بِالْكُفْرِ بَعْدَ الإِسْلاَمِ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"لَقَدْ صَدَقَكُمْ\". فَقَالَ عُمَرُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ! دَعْنِي أَضْرِبْ عُنُقَ هَذَا الْمُنَافِقِ. قَالَ: \"إِنَّهُ قَدْ شَهِدَ بَدْرًا، وَمَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ اللَّهَ أَنْ يَكُونَ قَدِ اطَّلَعَ عَلَى أَهْلِ بَدْرٍ فَقَالَ: اعْمَلُوا مَا شِئْتُمْ، فَقَدْ غَفَرْتُ لَكُمْ\". قَالَ سُفْيَانُ: وَأَىُّ إِسْنَادٍ هَذَا!.",
    "albanian": "Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Amër ibn Dinari, e ky e ka dëgjuar dy herë Hasen ibn Muhamedin, e këtij i ka rrëfyer Ubejdullah ibn Ebu Rafiu se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ më dërgoi mua, Zubejrin e Mikdadin, dhe na tha: “Nisuni dhe shkoni në kopshtin Hah, ku do të gjeni një grua të hipur në deve, e cila mban një letër. Merrjani letrën!” Ne u nisëm dhe u larguam goxha nga Medina, derisa arritëm te kopshti, ku e takuam gruan e hipur në deve dhe i thamë: “Na jep letrën.” Ajo tha: “Unë nuk kam asnjë letër.” Ne i thamë: “Na jep letrën, ose do të të zhveshim (për të të kontrolluar).” Atëherë, ajo e nxori letrën nga lidhësja (e flokut), të cilën ia dërguam të Dërguarit të Allahut ﷺ. Letra ishte nga Hatib ibn Ebu Beltai, dërguar disa banorëve idhujtarë mekas, ku i informonte për disa plane të të Dërguarit të Allahut ﷺ. Pejgamberi ﷺ i tha: “O Hatib, ç'është kjo?” Ai iu përgjigj: “O i Dërguari i Allahut, mos u ngut të më dënosh, sepse unë kam qenë person i huaj në Mekë, jo prej mesit të tyre. Ndërkaq, muhaxhirët që janë me ty, kanë farefis në Mekë, të cilët ua mbrojnë familjet dhe pasuritë. Prandaj, meqë nuk e gëzoj këtë të drejtë nga ana farefisnore, doja të fitoja përkrahjen e tyre, që të m'i mbrojnë të afërmit e mi. Këtë nuk e kam bërë me synim për të dalë nga feja, e as jam pajtuar me kufrin pas Islamit.” I Dërguari i Allahut ﷺ tha: “Jua tha të vërtetën.” Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, më lejo t'ia pres kokën këtij hipokriti!” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ai ka qenë pjesëmarrës në Bedër. E ku e di ti? Allahu i ka parë pjesëmarrësit në Bedër dhe u ka thënë: “Punoni ç'të doni, sepse jua kam falur mëkatet.” Sufjani ka thënë: “Eh, çfarë senedi që qenka!”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3007.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3007.json"
  }
}