Sahihu i Buhariut — Hadithi 3008

Xhihadi · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ujejne, e ky nga Amri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “Në ditën e Bedrit, kur i sollën robërit e luftës, Abasin e sollën të zhveshur. Pejgamberi ﷺ kërkoi një këmishë për të, por nuk gjetën asnjë që i vinte tamam, përveç këmishës së Abdullah ibn Ubejit. Kështu, Pejgamberi ﷺ ia veshi Abasit këmishën e tij dhe, për këtë, Pejgamberi ﷺ e dha këmishën e vet të përdoret si qefin për Abdullah ibn Ubejin.” Ibn Ujejne ka thënë: “Pejgamberi ﷺ i kishte borxh një favor Abdullah ibn Ubejit, andaj donte t'ia kompensonte favorin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ عُيَيْنَةَ، عَنْ عَمْرٍو، سَمِعَ جَابِرَ بْنَ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: لَمَّا كَانَ يَوْمَ بَدْرٍ أُتِيَ بِأُسَارَى، وَأُتِيَ بِالْعَبَّاسِ وَلَمْ يَكُنْ عَلَيْهِ ثَوْبٌ، فَنَظَرَ النَّبِيُّ ﷺ لَهُ قَمِيصًا فَوَجَدُوا قَمِيصَ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أُبَىٍّ يَقْدُرُ عَلَيْهِ، فَكَسَاهُ النَّبِيُّ ﷺ إِيَّاهُ، فَلِذَلِكَ نَزَعَ النَّبِيُّ ﷺ قَمِيصَهُ الَّذِي أَلْبَسَهُ. قَالَ ابْنُ عُيَيْنَةَ: كَانَتْ لَهُ عِنْدَ النَّبِيِّ ﷺ يَدٌ فَأَحَبَّ أَنْ يُكَافِئَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3008