{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3009",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3009",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3009",
  "text": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahman ibn Muhamed ibn Abdullah ibn Abdulkaëri, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Hajberit, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do t'i jap flamurin një njeriu, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin, i cili e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, njëherazi Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë.” Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke u hamendur se kujt do t'i jepej flamuri dhe secili shpresonte për veten e vet. Pejgamberi ﷺ pyeti: “Ku është Aliu?” Dikush tha: “Po ankohet prej syve.” Pastaj i pështyu lehtë në dy sytë e tij dhe u lut për të, kështu, Aliu u shërua menjëherë sikur të mos kishte pasur asgjë, e pas kësaj ia dha flamurin. Aliu tha: “Do t'i luftoj derisa të bëhen si ne (muslimanë).” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa arritur në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë u është bërë obligim, se, për Allahun, që Allahu të udhëzojë një person nëpërmjet teje, është më mirë sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve) .”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3009",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Sehël ibn Sad Saidiu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا يَعْقُوبُ بْنُ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ مُحَمَّدِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ عَبْدٍ الْقَارِيُّ، عَنْ أَبِي حَازِمٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي سَهْلٌ - رضى الله عنه يَعْنِي ابْنَ سَعْدٍ - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ خَيْبَرَ: \"لأُعْطِيَنَّ الرَّايَةَ غَدًا رَجُلاً يُفْتَحُ عَلَى يَدَيْهِ، يُحِبُّ اللَّهَ وَرَسُولَهُ، وَيُحِبُّهُ اللَّهُ وَرَسُولُهُ\". فَبَاتَ النَّاسُ لَيْلَتَهُمْ أَيُّهُمْ يُعْطَى فَغَدَوْا كُلُّهُمْ يَرْجُوهُ فَقَالَ: \"أَيْنَ عَلِيٌّ؟\" فَقِيلَ: يَشْتَكِي عَيْنَيْهِ، فَبَصَقَ فِي عَيْنَيْهِ وَدَعَا لَهُ، فَبَرَأَ كَأَنْ لَمْ يَكُنْ بِهِ وَجَعٌ، فَأَعْطَاهُ فَقَالَ: أُقَاتِلُهُمْ حَتَّى يَكُونُوا مِثْلَنَا؟. فَقَالَ: \"انْفُذْ عَلَى رِسْلِكَ حَتَّى تَنْزِلَ بِسَاحَتِهِمْ، ثُمَّ ادْعُهُمْ إِلَى الإِسْلاَمِ، وَأَخْبِرْهُمْ بِمَا يَجِبُ عَلَيْهِمْ، فَوَاللَّهِ لأَنْ يَهْدِيَ اللَّهُ بِكَ رَجُلاً خَيْرٌ لَكَ مِنْ أَنْ يَكُونَ لَكَ حُمْرُ النَّعَمِ\".",
    "albanian": "Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Jakub ibn Abdurrahman ibn Muhamed ibn Abdullah ibn Abdulkaëri, e ky nga Ebu Hazimi se Sehël ibn Sadi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se, ditën e Hajberit, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Do t'i jap flamurin një njeriu, në duart e të cilit Allahu do ta mundësojë çlirimin, i cili e do Allahun dhe të Dërguarin e Tij, njëherazi Allahu dhe i Dërguari i Tij e duan atë.” Kështu, të gjithë njerëzit e kaluan natën duke u hamendur se kujt do t'i jepej flamuri dhe secili shpresonte për veten e vet. Pejgamberi ﷺ pyeti: “Ku është Aliu?” Dikush tha: “Po ankohet prej syve.” Pastaj i pështyu lehtë në dy sytë e tij dhe u lut për të, kështu, Aliu u shërua menjëherë sikur të mos kishte pasur asgjë, e pas kësaj ia dha flamurin. Aliu tha: “Do t'i luftoj derisa të bëhen si ne (muslimanë).” Por, Pejgamberi ﷺ i tha: “Mos vepro asgjë pa arritur në mesin e tyre e t'i ftosh në Islam dhe t'u tregosh çfarë u është bërë obligim, se, për Allahun, që Allahu të udhëzojë një person nëpërmjet teje, është më mirë sesa të posedosh devetë e kuqe (lloji më i çmueshëm i deveve) .”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3009.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3009.json"
  }
}