Sahihu i Buhariut — Hadithi 3018

Xhihadi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muala ibn Esedi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e ky nga Ejubi, e ky nga Kilabe se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Tetë persona erdhën nga Ukli në Medinë te Pejgamberi ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, na gjej qumësht!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Nuk di zgjidhje tjetër, përveçse të shkoni te devetë (e sadakasë) .” Ata shkuan dhe pinë nga urina dhe qumështi i tyre, derisa u shëruan dhe shtuan peshë. Atëherë, e vranë bariun, i vodhën devetë (e sadakasë) dhe u bënë jobesimtarë pas Islamit. Kur i erdhi lajmëtari Pejgamberit ﷺ, dërgoi njerëz për t'i kërkuar. Kështu, nuk kaloi shumë nga dita kur i sollën, e Pejgamberi ﷺ ua preu duart dhe këmbët, i kërkoi disa gozhda, të cilat i skuqi dhe me to ua damkosi sytë, pastaj i hodhi në shkretëtirë, që të eteshin e të mos u jepej ujë, derisa vdiqën.” Ebu Kilabe thotë: “Këta vranë, vodhën dhe i shpallën luftë Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, si dhe bënë shkatërrime nëpër tokë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُعَلَّى بْنُ أَسَدٍ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ، عَنْ أَنَسِ بْنِ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ رَهْطًا مِنْ عُكْلٍ ثَمَانِيَةً قَدِمُوا عَلَى النَّبِيِّ ﷺ فَاجْتَوَوُا الْمَدِينَةَ فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! ابْغِنَا رِسْلاً. فَقَالَ: "مَا أَجِدُ لَكُمْ إِلاَّ أَنْ تَلْحَقُوا بِالذَّوْدِ". فَانْطَلَقُوا فَشَرِبُوا مِنْ أَبْوَالِهَا وَأَلْبَانِهَا حَتَّى صَحُّوا وَسَمِنُوا، وَقَتَلُوا الرَّاعِيَ، وَاسْتَاقُوا الذَّوْدَ، وَكَفَرُوا بَعْدَ إِسْلاَمِهِمْ، فَأَتَى الصَّرِيخُ النَّبِيَّ ﷺ، فَبَعَثَ الطَّلَبَ، فَمَا تَرَجَّلَ النَّهَارُ حَتَّى أُتِيَ بِهِمْ، فَقَطَّعَ أَيْدِيَهُمْ وَأَرْجُلَهُمْ، ثُمَّ أَمَرَ بِمَسَامِيرَ فَأُحْمِيَتْ فَكَحَلَهُمْ بِهَا، وَطَرَحَهُمْ بِالْحَرَّةِ، يَسْتَسْقُونَ فَمَا يُسْقَوْنَ حَتَّى مَاتُوا. قَالَ أَبُو قِلاَبَةَ: قَتَلُوا وَسَرَقُوا وَحَارَبُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ ﷺ وَسَعَوْا فِي الأَرْضِ فَسَادًا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3018