{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3022",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3022",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3022",
  "text": "Ali ibn Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Zekerija ibn Ebu Zaide, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një grup ensarësh tek Ebu Rafiu, për ta vrarë. Njëri prej tyre shkoi dhe i hyri në kështjellë, i cili rrëfen: “Hyra në një torishtë të tyre dhe ata e mbyllën derën e kështjellës, por u mungonte një gomar, andaj dolën ta kërkonin. Unë dola së bashku me ta, që të mendonin se edhe unë po e kërkoja gomarin. Kur e gjetën, u kthyen dhe unë hyra bashkë me ta. Pastaj, gjatë natës, e mbyllën derën e kështjellës, ndërsa çelësin e lanë në një vrimë të murit, ku mund ta shihja. Kur fjetën, e mora çelësin dhe e hapa derën e kështjellës. Shkova tek Ebu Rafiu dhe i thashë: “O Ebu Rafi!” Ai m'u përgjigj, e unë shkova në drejtim të zërit të tij dhe e godita. Ai bërtiti, ndërsa unë dola, pastaj u ktheva sërish gjoja për t'i ndihmuar. Sërish i thashë: “O Ebu Rafi!” - dhe e ndryshova zërin.” Ai tha: “Çfarë ke, mjerë nëna jote!” I thashë: “Çfarë të ndodhi?” Ai tha: “Nuk e di kush hyri e më sulmoi.” Atëherë, ia vendosa shpatën në bark dhe u rëndova mbi të derisa ia preku ashtin. Dola i hutuar dhe shkova te ca shkallë për të zbritur, por rashë dhe e përndrydha këmbën. Kur shkova te shokët e mi, u thashë: “Nuk do të largohem pa e dëgjuar vajin për vdekjen e tij.” Kështu, nuk u largova derisa e dëgjova lajmin për vdekjen e Ebu Rafiut, tregtarit të banorëve të Hixhazit. Atëherë, u nisëm e nuk ndjeva asnjë dhimbje derisa shkuam te Pejgamberi ﷺ dhe i treguam.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3022",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Bera ibn Azibi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ مُسْلِمٍ: حَدَّثَنَا يَحْيَى بْنُ زَكَرِيَّا بْنِ أَبِي زَائِدَةَ قَالَ: حَدَّثَنِي أَبِي، عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ، عَنِ الْبَرَاءِ بْنِ عَازِبٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: بَعَثَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ رَهْطًا مِنَ الأَنْصَارِ إِلَى أَبِي رَافِعٍ لِيَقْتُلُوهُ، فَانْطَلَقَ رَجُلٌ مِنْهُمْ فَدَخَلَ حِصْنَهُمْ قَالَ: فَدَخَلْتُ فِي مَرْبِطِ دَوَابَّ لَهُمْ قَالَ: وَأَغْلَقُوا باب الْحِصْنِ، ثُمَّ إِنَّهُمْ فَقَدُوا حِمَارًا لَهُمْ، فَخَرَجُوا يَطْلُبُونَهُ، فَخَرَجْتُ فِيمَنْ خَرَجَ أُرِيهِمْ أَنَّنِي أَطْلُبُهُ مَعَهُمْ، فَوَجَدُوا الْحِمَارَ، فَدَخَلُوا وَدَخَلْتُ، وَأَغْلَقُوا باب الْحِصْنِ لَيْلاً، فَوَضَعُوا الْمَفَاتِيحَ فِي كَوَّةٍ حَيْثُ أَرَاهَا، فَلَمَّا نَامُوا أَخَذْتُ الْمَفَاتِيحَ، فَفَتَحْتُ باب الْحِصْنِ ثُمَّ دَخَلْتُ عَلَيْهِ فَقُلْتُ: يَا أَبَا رَافِعٍ! فَأَجَابَنِي، فَتَعَمَّدْتُ الصَّوْتَ، فَضَرَبْتُهُ فَصَاحَ، فَخَرَجْتُ، ثُمَّ رَجَعْتُ كَأَنِّي مُغِيثٌ فَقُلْتُ: يَا أَبَا رَافِعٍ! وَغَيَّرْتُ صَوْتِي، فَقَالَ: مَا لَكَ لأُمِّكَ الْوَيْلُ قُلْتُ: مَا شَأْنُكَ؟ قَالَ: لاَ أَدْرِي مَنْ دَخَلَ عَلَىَّ فَضَرَبَنِي. قَالَ: فَوَضَعْتُ سَيْفِي فِي بَطْنِهِ، ثُمَّ تَحَامَلْتُ عَلَيْهِ حَتَّى قَرَعَ الْعَظْمَ، ثُمَّ خَرَجْتُ وَأَنَا دَهِشٌ، فَأَتَيْتُ سُلَّمًا لَهُمْ لأَنْزِلَ مِنْهُ فَوَقَعْتُ فَوُثِئَتْ رِجْلِي، فَخَرَجْتُ إِلَى أَصْحَابِي فَقُلْتُ: مَا أَنَا بِبَارِحٍ حَتَّى أَسْمَعَ النَّاعِيَةَ، فَمَا بَرِحْتُ حَتَّى سَمِعْتُ نَعَايَا أَبِي رَافِعٍ تَاجِرِ أَهْلِ الْحِجَازِ. قَالَ: فَقُمْتُ وَمَا بِي قَلَبَةٌ حَتَّى أَتَيْنَا النَّبِيَّ ﷺ فَأَخْبَرْنَاهُ.",
    "albanian": "Ali ibn Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Jahja ibn Zekerija ibn Ebu Zaide, e këtij i ka treguar babai i tij, e ky nga Ebu Is'haku se Bera ibn Azibi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ dërgoi një grup ensarësh tek Ebu Rafiu, për ta vrarë. Njëri prej tyre shkoi dhe i hyri në kështjellë, i cili rrëfen: “Hyra në një torishtë të tyre dhe ata e mbyllën derën e kështjellës, por u mungonte një gomar, andaj dolën ta kërkonin. Unë dola së bashku me ta, që të mendonin se edhe unë po e kërkoja gomarin. Kur e gjetën, u kthyen dhe unë hyra bashkë me ta. Pastaj, gjatë natës, e mbyllën derën e kështjellës, ndërsa çelësin e lanë në një vrimë të murit, ku mund ta shihja. Kur fjetën, e mora çelësin dhe e hapa derën e kështjellës. Shkova tek Ebu Rafiu dhe i thashë: “O Ebu Rafi!” Ai m'u përgjigj, e unë shkova në drejtim të zërit të tij dhe e godita. Ai bërtiti, ndërsa unë dola, pastaj u ktheva sërish gjoja për t'i ndihmuar. Sërish i thashë: “O Ebu Rafi!” - dhe e ndryshova zërin.” Ai tha: “Çfarë ke, mjerë nëna jote!” I thashë: “Çfarë të ndodhi?” Ai tha: “Nuk e di kush hyri e më sulmoi.” Atëherë, ia vendosa shpatën në bark dhe u rëndova mbi të derisa ia preku ashtin. Dola i hutuar dhe shkova te ca shkallë për të zbritur, por rashë dhe e përndrydha këmbën. Kur shkova te shokët e mi, u thashë: “Nuk do të largohem pa e dëgjuar vajin për vdekjen e tij.” Kështu, nuk u largova derisa e dëgjova lajmin për vdekjen e Ebu Rafiut, tregtarit të banorëve të Hixhazit. Atëherë, u nisëm e nuk ndjeva asnjë dhimbje derisa shkuam te Pejgamberi ﷺ dhe i treguam.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3022.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3022.json"
  }
}