Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani se Ebu Hazimi thotë se dikush e ka pyetur Sehël ibn Sad Saidiun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se me çfarë është mjekuar plaga e Pejgamberit ﷺ, e në atë rast ai ka thënë: “Për këtë nuk ka mbetur dikush më i informuar se unë. Aliu sillte ujë me mburojën e tij, kurse Fatimja pastronte gjakun nga fytyra e Pejgamberit ﷺ. Pastaj u mor një copë hasre, u dogj dhe me hirin e saj u mbulua plaga e të Dërguarit të Allahut ﷺ (që të mos rridhte gjak).”
حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا أَبُو حَازِمٍ قَالَ: سَأَلُوا سَهْلَ بْنَ سَعْدٍ السَّاعِدِيَّ - رضى الله عنه -: بِأَىِّ شَىْءٍ دُووِيَ جُرْحُ النَّبِيِّ ﷺ؟ فَقَالَ: مَا بَقِيَ أَحَدٌ مِنَ النَّاسِ أَعْلَمُ بِهِ مِنِّي، كَانَ عَلِيٌّ يَجِيءُ بِالْمَاءِ فِي تُرْسِهِ، وَكَانَتْ - يَعْنِي فَاطِمَةَ - تَغْسِلُ الدَّمَ عَنْ وَجْهِهِ، وَأُخِذَ حَصِيرٌ فَأُحْرِقَ، ثُمَّ حُشِيَ بِهِ جُرْحُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ.