Sahihu i Buhariut — Hadithi 3040

Xhihadi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e ky nga Thabiti se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “I Dërguari i Allahut ﷺ ka qenë njeriu më bamirës, më guximtar dhe më trim. Një natë, banorët e Medinës i kaploi një panik, për shkak të një zhurme që dëgjuan. Kur deshën të dalin për të vëzhguar, i Dërguari i Allahut ﷺ i priti në hyrje të Medinës, hipur mbi një kalë të Ebu Talhait, të pashaluar, me shpatë të nxjerrë nga këllëfi, dhe u tha: “Mos u frikësoni! Mos u frikësoni!” Pastaj, duke aluduar në kalin, tha: “Qenka i furishëm si deti!”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ، عَنْ ثَابِتٍ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ أَحْسَنَ النَّاسِ، وَأَجْوَدَ النَّاسِ، وَأَشْجَعَ النَّاسِ قَالَ: وَقَدْ فَزِعَ أَهْلُ الْمَدِينَةِ لَيْلَةً سَمِعُوا صَوْتًا قَالَ: فَتَلَقَّاهُمُ النَّبِيُّ ﷺ عَلَى فَرَسٍ لأَبِي طَلْحَةَ عُرْىٍ، وَهُوَ مُتَقَلِّدٌ سَيْفَهُ فَقَالَ: "لَمْ تُرَاعُوا، لَمْ تُرَاعُوا". ثُمَّ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "وَجَدْتُهُ بَحْرًا". يَعْنِي: الْفَرَسَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3040