Sahihu i Buhariut — Hadithi 3047

Xhihadi · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e këtij i ka treguar Mutarrifi, e këtij i ka treguar Amiri se Ebu Xhuhajfe tregon se e ka pyetur Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!): “A posedoni diçka të shkruar (prej Pejgamberit ﷺ) krahas Librit të Allahut?” - Jo, betohem në Atë që e bën farën të mbijë dhe ka krijuar njerëzimin, nuk di diçka tjetër, përveç të kuptuarit të Kuranit, që Allahu i jep dikujt, dhe përmbajtjes së kësaj fletushke, - tha ai. - Po çfarë ka në këtë fletushkë? - e pyeta. - Shpagimi i gjakut, lirimi i robit dhe norma se besimtari nuk mbytet për jobesimtarin, - m'u përgjigj Aliu.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا زُهَيْرٌ: حَدَّثَنَا مُطَرِّفٌ، أَنَّ عَامِرًا، حَدَّثَهُمْ عَنْ أَبِي جُحَيْفَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: قُلْتُ لِعَلِيٍّ - رضى الله عنه -: هَلْ عِنْدَكُمْ شَىْءٌ مِنَ الْوَحْىِ إِلاَّ مَا فِي كِتَابِ اللَّهِ؟ قَالَ: لَا وَالَّذِي فَلَقَ الْحَبَّةَ وَبَرَأَ النَّسَمَةَ مَا أَعْلَمُهُ إِلاَّ فَهْمًا يُعْطِيهِ اللَّهُ رَجُلاً فِي الْقُرْآنِ، وَمَا فِي هَذِهِ الصَّحِيفَةِ. قُلْتُ: وَمَا فِي الصَّحِيفَةِ؟ قَالَ: الْعَقْلُ وَفَكَاكُ الأَسِيرِ، وَأَنْ لاَ يُقْتَلَ مُسْلِمٌ بِكَافِرٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3047