Ismail ibn Ebu Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahim ibn Ukbe, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Ibn Shihabi se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se ca burra ensarë i kërkuan leje të Dërguarit të Allahut ﷺ dhe i thanë: “O i Dërguari i Allahut, na lejo të heqim dorë nga shpagimi i të birit të motrës sonë, Abasit!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Nuk do të hiqni dorë as për një dërhem!”
حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ أَبِي أُوَيْسٍ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ بْنِ عُقْبَةَ، عَنْ مُوسَى بْنِ عُقْبَةَ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: حَدَّثَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ - رضى الله عنه -: أَنَّ رِجَالاً مِنَ الأَنْصَارِ اسْتَأْذَنُوا رَسُولَ اللَّهِ ﷺ فَقَالُوا: يَا رَسُولَ اللَّهِ! ائْذَنْ فَلْنَتْرُكْ لاِبْنِ أُخْتِنَا عَبَّاسٍ فِدَاءَهُ! فَقَالَ: "لاَ تَدَعُونَ مِنْهَا دِرْهَمًا".