Sahihu i Buhariut — Hadithi 3052

Xhihadi · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Husajni, e ky nga Amër ibn Mejmuni se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë (duke këshilluar prijësin pas tij): “Dhe e këshilloj t'i ketë parasysh kategoritë që janë nën mbrojtjen e Allahut dhe të Dërguarit të Tij ﷺ, ta mbajë premtimin kundrejt tyre, të luftojë në mbrojtjen e tyre dhe të mos i ngarkojë me diçka që nuk mund ta bartin.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ حُصَيْنٍ، عَنْ عَمْرِو بْنِ مَيْمُونٍ، عَنْ عُمَرَ - رضى الله عنه - قَالَ: وَأُوصِيهِ بِذِمَّةِ اللَّهِ وَذِمَّةِ رَسُولِهِ ﷺ أَنْ يُوَفَّى لَهُمْ بِعَهْدِهِمْ، وَأَنْ يُقَاتَلَ مِنْ وَرَائِهِمْ، وَلاَ يُكَلَّفُوا إِلاَّ طَاقَتَهُمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3052