{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3055",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3055",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3055",
  "text": "Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri rrëfen se Omeri dhe disa sahabë të tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shkuan me Pejgamberin ﷺ tek Ibn Sajadi (për të cilin dyshonin se ishte Dexhalli), të cilin e gjetën duke luajtur me fëmijë, te Kulla e Fisit Benu Megale. Atëkohë, Ibn Sajadi ishte në prag të pubertetit. Nuk e hetoi aspak Pejgamberin ﷺ, derisa e goditi me dorë dhe i tha: “A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?” Ibn Sajadi e shikoi dhe tha: “Dëshmoj se ti je i dërguari i analfabetëve (arabëve).” Pastaj iu drejtua të Dërguarit të Allahut ﷺ duke i thënë: “Po ti, a dëshmon për mua se jam i dërguar i Allahut?” Pejgamberi ﷺ refuzoi dhe tha: “Unë besoj në Allahun dhe në të dërguarit e Tij.” Pastaj e pyeti: “Çfarë po sheh (se po të shfaqet) ?” - Më shfaqet një i vërtetë dhe një gënjeshtar, - iu përgjigj. - “Të është përzier çështja” , - i tha Pejgamberi ﷺ, pastaj vazhdoi: - “Të kam fshehur diçka (a e di çka është) ?” - Ty..., - tha ai (deshi ta theksojë fjalën “tym”, por nuk mundi ta çojë deri në fund). - “Hesht, se nuk do të arrish asgjë (nga të fshehtat) ”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, më lejo t'ia heq kokën, - iu drejtua Omeri. - “Nëse me të vërtetë është ai (Dexhalli) , nuk do ta mbysësh, e, nëse nuk është ai, nuk ke dobi nga vrasja e tij” , - i tha Pejgamberi ﷺ Omerit.",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3055",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Abdullah ibn Omeri"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مُحَمَّدٍ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ: أَخْبَرَنَا مَعْمَرٌ، عَنِ الزُّهْرِيِّ: أَخْبَرَنِي سَالِمُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما -: أَنَّهُ أَخْبَرَهُ أَنَّ عُمَرَ انْطَلَقَ فِي رَهْطٍ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ ﷺ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ قِبَلَ ابْنِ صَيَّادٍ حَتَّى وَجَدُوهُ يَلْعَبُ مَعَ الْغِلْمَانِ عِنْدَ أُطُمِ بَنِي مَغَالَةَ، وَقَدْ قَارَبَ يَوْمَئِذٍ ابْنُ صَيَّادٍ يَحْتَلِمُ، فَلَمْ يَشْعُرْ حَتَّى ضَرَبَ النَّبِيُّ ﷺ ظَهْرَهُ بِيَدِهِ ثُمَّ قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"أَتَشْهَدُ أَنِّي رَسُولُ اللَّهِ؟\" فَنَظَرَ إِلَيْهِ ابْنُ صَيَّادٍ فَقَالَ: أَشْهَدُ أَنَّكَ رَسُولُ الأُمِّيِّينَ. فَقَالَ ابْنُ صَيَّادٍ لِلنَّبِيِّ ﷺ: أَتَشْهَدُ أَنِّي رَسُولُ اللَّهِ؟ قَالَ لَهُ النَّبِيُّ ﷺ: \"آمَنْتُ بِاللَّهِ وَرُسُلِهِ \" قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"مَاذَا تَرَى؟\" قَالَ ابْنُ صَيَّادٍ: يَأْتِينِي صَادِقٌ وَكَاذِبٌ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"لُبِسَ عَلَيْكَ الأَمْرُ\". قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"إِنِّي قَدْ خَبَأْتُ لَكَ خَبِيئًا\". قَالَ ابْنُ صَيَّادٍ: هُوَ الدُّخُّ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"اخْسَأْ فَلَنْ تَعْدُوَ قَدْرَكَ\". قَالَ عُمَرُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، ائْذَنْ لِي فِيهِ أَضْرِبْ عُنُقَهُ. قَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"إِنْ يَكُنْهُوَ فَلَنْ تُسَلَّطَ عَلَيْهِ، وَإِنْ لَمْ يَكُنْ هُوَ فَلاَ خَيْرَ لَكَ فِي قَتْلِهِ\".",
    "albanian": "Abdullah ibn Muhamedi na ka thënë: Na ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer Mameri, e ky nga Zuhriu, e këtij i ka rrëfyer Salim ibn Abdullahu se Ibn Omeri rrëfen se Omeri dhe disa sahabë të tjerë (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) shkuan me Pejgamberin ﷺ tek Ibn Sajadi (për të cilin dyshonin se ishte Dexhalli), të cilin e gjetën duke luajtur me fëmijë, te Kulla e Fisit Benu Megale. Atëkohë, Ibn Sajadi ishte në prag të pubertetit. Nuk e hetoi aspak Pejgamberin ﷺ, derisa e goditi me dorë dhe i tha: “A dëshmon se unë jam i Dërguari i Allahut?” Ibn Sajadi e shikoi dhe tha: “Dëshmoj se ti je i dërguari i analfabetëve (arabëve).” Pastaj iu drejtua të Dërguarit të Allahut ﷺ duke i thënë: “Po ti, a dëshmon për mua se jam i dërguar i Allahut?” Pejgamberi ﷺ refuzoi dhe tha: “Unë besoj në Allahun dhe në të dërguarit e Tij.” Pastaj e pyeti: “Çfarë po sheh (se po të shfaqet) ?” - Më shfaqet një i vërtetë dhe një gënjeshtar, - iu përgjigj. - “Të është përzier çështja” , - i tha Pejgamberi ﷺ, pastaj vazhdoi: - “Të kam fshehur diçka (a e di çka është) ?” - Ty..., - tha ai (deshi ta theksojë fjalën “tym”, por nuk mundi ta çojë deri në fund). - “Hesht, se nuk do të arrish asgjë (nga të fshehtat) ”, - ia ktheu Pejgamberi ﷺ. - O i Dërguari i Allahut, më lejo t'ia heq kokën, - iu drejtua Omeri. - “Nëse me të vërtetë është ai (Dexhalli) , nuk do ta mbysësh, e, nëse nuk është ai, nuk ke dobi nga vrasja e tij” , - i tha Pejgamberi ﷺ Omerit."
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3055.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3055.json"
  }
}