Sahihu i Buhariut — Hadithi 3064

Xhihadi · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Muhamed ibn Beshari na ka thënë: Na ka treguar Ibn Ebu Adiu dhe Sehl ibn Jusufi, e këta dy nga Seidi, e ky nga Katadja se Enesi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se fiset: riël, dhekvan, usaje dhe benu lihjan i vajtën Pejgamberit ﷺ duke pretenduar se e kishin pranuar Islamin, andaj i kërkuan ndihmë kundër popullit të tyre. Kështu, Pejgamberi ﷺ u ndihmoi duke u dërguar një grup ensarësh prej shtatëdhjetë personash. Ne i quanim hafëzët. Ata gjatë ditës punonin, kurse gjatë natës faleshin. Kështu, u nisën bashkë me ta dhe, me të arritur te pusi Meune, i tradhtuan dhe i vranë. Pejgamberi ﷺ bëri kunut një muaj rresht, duke u lutur kundër fiseve: riël, dhekvan dhe benu lihjan. Katadja ka thënë: “Na ka treguar Enesi se, për një kohë, fjalët e Allahut (përkitazi me rastin e tyre): “Lajmëroni popullin tonë se ne jemi takuar me Zotin tonë, i Cili është i kënaqur me ne dhe na ka kënaqur,” lexoheshin si pjesë e Kuranit. Por, më pas u anuluan.

Arabisht

حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا ابْنُ أَبِي عَدِيٍّ، وَسَهْلُ بْنُ يُوسُفَ، عَنْ سَعِيدٍ، عَنْ قَتَادَةَ، عَنْ أَنَسٍ - رضى الله عنه - أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أَتَاهُ رِعْلٌ وَذَكْوَانُ وَعُصَيَّةُ وَبَنُو لِحْيَانَ، فَزَعَمُوا أَنَّهُمْ قَدْ أَسْلَمُوا، وَاسْتَمَدُّوهُ عَلَى قَوْمِهِمْ، فَأَمَدَّهُمُ النَّبِيُّ ﷺ بِسَبْعِينَ مِنَ الأَنْصَارِ قَالَ أَنَسٌ: كُنَّا نُسَمِّيهِمُ الْقُرَّاءَ، يَحْطِبُونَ بِالنَّهَارِ وَيُصَلُّونَ بِاللَّيْلِ، فَانْطَلَقُوا بِهِمْ حَتَّى بَلَغُوا بِئْرَ مَعُونَةَ غَدَرُوا بِهِمْ وَقَتَلُوهُمْ، فَقَنَتَ شَهْرًا يَدْعُو عَلَى رِعْلٍ وَذَكْوَانَ وَبَنِي لِحْيَانَ. قَالَ قَتَادَةُ: وَحَدَّثَنَا أَنَسٌ أَنَّهُمْ قَرَءُوا بِهِمْ قُرْآنًا: أَلاَ بَلِّغُوا قَوْمَنَا بِأَنَّا قَدْ لَقِينَا رَبَّنَا فَرَضِيَ عَنَّا وَأَرْضَانَا. ثُمَّ رُفِعَ ذَلِكَ بَعْدُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3064