Sahihu i Buhariut — Hadithi 3069

Xhihadi · Transmetuesi: Abdullah ibn Omeri

Shqip

Ahmed ibn Junusi na ka thënë: Na ka treguar Zuhejri, e ky nga Musa ibn Ukbe, e ky nga Nafiu se Ibn Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur luftuan muslimanët, ai ishte në një kalë. Atëkohë, komandant i muslimanëve ishte Halid ibn Velidi, të cilin e kishte caktuar Ebu Bekri. Kështu, armiku ia mori kalin Abdullahut. Por, pas triumfit, Halidi ia ktheu kalin atij.

Arabisht

حَدَّثَنَا أَحْمَدُ بْنُ يُونُسَ: حَدَّثَنَا زُهَيْرٌ، عَنْ مُوسَى بْنِ عُقْبَةَ، عَنْ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ عُمَرَ - رضى الله عنهما - أَنَّهُ كَانَ عَلَى فَرَسٍ يَوْمَ لَقِيَ الْمُسْلِمُونَ، وَأَمِيرُ الْمُسْلِمِينَ يَوْمَئِذٍ خَالِدُ بْنُ الْوَلِيدِ، بَعَثَهُ أَبُو بَكْرٍ، فَأَخَذَهُ الْعَدُوُّ، فَلَمَّا هُزِمَ الْعَدُوُّ رَدَّ خَالِدٌ فَرَسَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3069