{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3075",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3075",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3075",
  "text": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Seid ibn Mesruku, e ky nga Abade ibn Rifaje se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur ishim në Dhul Hulejfe me Pejgamberin ﷺ, njerëzit i kaploi uria, dhe, meqë kishin fituar shumë deve e dele, njerëzit nxituan dhe i përgatitën kusitë (për zierjen e mishit), - ndërsa Pejgamberi ﷺ ishte nga fundi i karvanit. - Kur arriti, Pejgamberi ﷺ urdhëroi të derdheshin kusitë, pastaj i ndau bagëtitë dhe i barazoi dhjetë dele me një deve. Papritmas, një deve iku dhe, meqë atëkohë kishte pak kuaj, njerëzit e kërkuan gjatë, derisa u rraskapitën. Por, një burrë i hipi një kali dhe iu vërsul devesë, e gjuajti me një shtizë dhe, deshi Allahu që ai ta godasë e ta zërë. Pejgamberi ﷺ tha: “Ndonjëherë bagëtitë egërsohen sikurse kafshët e egra. E, nëse ndodh që t'ju ikin kësisoj, atëherë veproni në këtë mënyrë (sikurse sahabiu në fjalë) .” Rafiu i tha Pejgamberit ﷺ: “Mendojmë se, - ose ka thënë: Kemi frikë se, - armiku do të na sulmojë nesër, ndërkohë nuk kemi thika (për të therur bagëtitë). Vallë, të therim me kallam?” - “Çfarëdo që e derdh gjakun dhe përmendet emri i Allahut gjatë therjes së saj, hajeni, përveç (nëse derdhet gjaku) me dhëmb ose me thua. Po ju shpjegoj për çfarë është fjala: sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, ndërsa thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhihadi",
    "position": 56,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/56/xhihadi"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3075",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Rafi ibn Hadixhi"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا أَبُو عَوَانَةَ، عَنْ سَعِيدِ بْنِ مَسْرُوقٍ، عَنْ عَبَايَةَ بْنِ رِفَاعَةَ، عَنْ جَدِّهِ، رَافِعٍ قَالَ: كُنَّا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ بِذِي الْحُلَيْفَةِ، فَأَصَابَ النَّاسَ جُوعٌ وَأَصَبْنَا إِبِلاً وَغَنَمًا، - وَكَانَ النَّبِيُّ ﷺ فِي أُخْرَيَاتِ النَّاسِ -، فَعَجِلُوا فَنَصَبُوا الْقُدُورَ، فَأَمَرَ بِالْقُدُورِ فَأُكْفِئَتْ، ثُمَّ قَسَمَ فَعَدَلَ عَشَرَةً مِنَ الْغَنَمِ بِبَعِيرٍ. فَنَدَّ مِنْهَا بَعِيرٌ، وَفِي الْقَوْمِ خَيْلٌ يَسِيرٌ فَطَلَبُوهُ فَأَعْيَاهُمْ، فَأَهْوَى إِلَيْهِ رَجُلٌ بِسَهْمٍ، فَحَبَسَهُ اللَّهُ فَقَالَ: \"هَذِهِ الْبَهَائِمُ لَهَا أَوَابِدُ كَأَوَابِدِ الْوَحْشِ، فَمَا نَدَّ عَلَيْكُمْ فَاصْنَعُوا بِهِ هَكَذَا\". فَقَالَ جَدِّي: إِنَّا نَرْجُو - أَوْ نَخَافُ - أَنْ نَلْقَى الْعَدُوَّ غَدًا وَلَيْسَ مَعَنَا مُدًى، أَفَنَذْبَحُ بِالْقَصَبِ؟ فَقَالَ: \"مَا أَنْهَرَ الدَّمَ وَذُكِرَ اسْمُ اللَّهِ فَكُلْ، لَيْسَ السِّنَّ وَالظُّفُرَ، وَسَأُحَدِّثُكُمْ عَنْ ذَلِكَ: أَمَّا السِّنُّ فَعَظْمٌ، وَأَمَّا الظُّفُرُ فَمُدَى الْحَبَشَةِ\".",
    "albanian": "Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Ebu Avane, e ky nga Seid ibn Mesruku, e ky nga Abade ibn Rifaje se Rafi ibn Hadixhi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur ishim në Dhul Hulejfe me Pejgamberin ﷺ, njerëzit i kaploi uria, dhe, meqë kishin fituar shumë deve e dele, njerëzit nxituan dhe i përgatitën kusitë (për zierjen e mishit), - ndërsa Pejgamberi ﷺ ishte nga fundi i karvanit. - Kur arriti, Pejgamberi ﷺ urdhëroi të derdheshin kusitë, pastaj i ndau bagëtitë dhe i barazoi dhjetë dele me një deve. Papritmas, një deve iku dhe, meqë atëkohë kishte pak kuaj, njerëzit e kërkuan gjatë, derisa u rraskapitën. Por, një burrë i hipi një kali dhe iu vërsul devesë, e gjuajti me një shtizë dhe, deshi Allahu që ai ta godasë e ta zërë. Pejgamberi ﷺ tha: “Ndonjëherë bagëtitë egërsohen sikurse kafshët e egra. E, nëse ndodh që t'ju ikin kësisoj, atëherë veproni në këtë mënyrë (sikurse sahabiu në fjalë) .” Rafiu i tha Pejgamberit ﷺ: “Mendojmë se, - ose ka thënë: Kemi frikë se, - armiku do të na sulmojë nesër, ndërkohë nuk kemi thika (për të therur bagëtitë). Vallë, të therim me kallam?” - “Çfarëdo që e derdh gjakun dhe përmendet emri i Allahut gjatë therjes së saj, hajeni, përveç (nëse derdhet gjaku) me dhëmb ose me thua. Po ju shpjegoj për çfarë është fjala: sa i përket dhëmbit, (ndalohet) sepse është asht, ndërsa thoi për shkak se etiopasit e përdornin në vend të thikës”, - iu përgjigj Pejgamberi ﷺ.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3075.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3075.json"
  }
}