Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shejbani, e ky nga Mensuri, e ky nga Muxhahidi, e ky nga Tavusi se Ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) trasmeton se, Ditën e Çlirimit të Mekës, Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Më nuk ka hixhret, por ka xhihad dhe nijet. Kur të ftoheni (nga prijësi i muslimanëve) për luftë, përgjigjjuni.”
حَدَّثَنَا آدَمُ بْنُ أَبِي إِيَاسٍ: حَدَّثَنَا شَيْبَانُ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ، عَنْ طَاوُسٍ، عَنِ ابْنِ عَبَّاسٍ - رضى الله عنهما - قَالَ: قَالَ النَّبِيُّ ﷺ يَوْمَ فَتْحِ مَكَّةَ: "لاَ هِجْرَةَ وَلَكِنْ جِهَادٌ وَنِيَّةٌ، وَإِذَا اسْتُنْفِرْتُمْ فَانْفِرُوا".