Sahihu i Buhariut — Hadithi 3081

Xhihadi · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Muhamed ibn Abdullah ibn Hausheb Taifiu më ka thënë: Na ka treguar Hushejmi, e këtij i ka rrëfyer Husajni, e ky nga Seid ibn Ubejde se Ebu Abdurrahmani, i cili ishte përkrahës i Othmanit, i tha Ibn Atijes, i cili ishte përkrahës i Aliut: “Unë e di çfarë e ka bërë Aliun të guximshëm për të derdhur gjaqe. E kam dëgjuar Aliun (Allahu qoftë i kënaqur me të!) të thotë: “Pejgamberi ﷺ më pati dërguar mua e Zubejrin dhe na pati thënë: “Nisuni dhe shkoni te filan kopshti, ku do të gjeni një grua, së cilës Hatibi i ka dhënë një letër.” Arritëm te kopshti dhe i thamë (gruas në fjalë): “Na jep letrën.” Ajo tha: “Askush nuk më ka dhënë letër.” Ne i thamë: “Ose na jep letrën, ose do të të zhveshim (për të të kontrolluar).” Atëherë, ajo e nxori letrën nga lidhëset, e cila, kur iu dërgua Hatibit, tha: “Mos u ngut (të më dënosh), sepse, për Allahun, nuk kam bërë kufër. Madje, për Islamin vetëm se më është shtuar dashuria, por të gjithë shokët e tu kanë ndokënd në Mekë, me të cilët Allahu ua ruan familjen dhe pasurinë, ndërsa unë nuk kam askënd atje.” Kështu, desha ta fitoj përkrahjen e ndokujt atje. Pejgamberi ﷺ ia miratoi këto fjalë, ndërsa Omeri tha: “O i Dërguari i Allahut, më lejo t'ia pres kokën, sepse ai po bën hipokrizi!” Pejgamberi ﷺ i tha: “E çfarë di ti? Allahu i ka parë pjesëmarrësit në Bedër dhe u ka thënë: “Punoni ç'të doni, sepse jua kam falur mëkatet.” Pra, kjo gjë e bëri Aliun të marrë guxim.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ حَوْشَبٍ الطَّائِفِيُّ: حَدَّثَنَا هُشَيْمٌ: أَخْبَرَنَا حُصَيْنٌ، عَنْ سَعْدِ بْنِ عُبَيْدَةَ، عَنْ أَبِي عَبْدِ الرَّحْمَنِ، وَكَانَ عُثْمَانِيًّا فَقَالَ لاِبْنِ عَطِيَّةَ وَكَانَ عَلَوِيًّا: إِنِّي لأَعْلَمُ مَا الَّذِي جَرَّأَ صَاحِبَكَ عَلَى الدِّمَاءِ سَمِعْتُهُ يَقُولُ: بَعَثَنِي النَّبِيُّ ﷺ وَالزُّبَيْرَ، فَقَالَ: "ائْتُوا رَوْضَةَ كَذَا، وَتَجِدُونَ بِهَا امْرَأَةً أَعْطَاهَا حَاطِبٌ كِتَابًا". فَأَتَيْنَا الرَّوْضَةَ فَقُلْنَا: الْكِتَابَ. قَالَتْ: لَمْ يُعْطِنِي. فَقُلْنَا: لَتُخْرِجِنَّ أَوْ لأُجَرِّدَنَّكِ. فَأَخْرَجَتْ مِنْ حُجْزَتِهَا، فَأَرْسَلَ إِلَى حَاطِبٍ فَقَالَ: لاَ تَعْجَلْ، وَاللَّهِ مَا كَفَرْتُ وَلاَ ازْدَدْتُ لِلإِسْلاَمِ إِلاَّ حُبًّا، وَلَمْ يَكُنْ أَحَدٌ مِنْ أَصْحَابِكَ إِلاَّ وَلَهُ بِمَكَّةَ مَنْ يَدْفَعُ اللَّهُ بِهِ عَنْ أَهْلِهِ وَمَالِهِ، وَلَمْ يَكُنْ لِي أَحَدٌ، فَأَحْبَبْتُ أَنْ أَتَّخِذَ عِنْدَهُمْ يَدًا. فَصَدَّقَهُ النَّبِيُّ ﷺ. فَقَالَ عُمَرُ: دَعْنِي أَضْرِبْ عُنُقَهُ، فَإِنَّهُ قَدْ نَافَقَ. فَقَالَ: "مَا يُدْرِيكَ لَعَلَّ اللَّهَ اطَّلَعَ عَلَى أَهْلِ بَدْرٍ، فَقَالَ: اعْمَلُوا مَا شِئْتُمْ". فَهَذَا الَّذِي جَرَّأَهُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3081