Is'haku na ka thënë: Na ka treguar Halid ibn Abdullahu, e ky nga Halidi, e ky nga Ikrime se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se njëra prej grave të Pejgamberit ﷺ bëri itikaf me të. Ajo kishte gjakrrjedhje të çrregullt saqë e vërente gjakun (tek rridhte), madje detyrohej të merrte ndonjë enë me vete dhe ta vendoste poshtë saj (për të mos e ndotur xhaminë). Ikrime thotë se Aishja pa lëng me ngjyrë portokalli në të kuqe dhe tha: “Ngjan me gjakun që e përmendte filania.”
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ قَالَ: حَدَّثَنَا خَالِدُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ، عَنْ خَالِدٍ، عَنْ عِكْرِمَةَ، عَنْ عَائِشَةَ، أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ اعْتَكَفَ مَعَهُ بَعْضُ نِسَائِهِ وَهِيَ مُسْتَحَاضَةٌ تَرَى الدَّمَ، فَرُبَّمَا وَضَعَتِ الطَّسْتَ تَحْتَهَا مِنَ الدَّمِ. وَزَعَمَ أَنَّ عَائِشَةَ رَأَتْ مَاءَ الْعُصْفُرِ فَقَالَتْ: كَأَنَّ هَذَا شَىْءٌ كَانَتْ فُلاَنَةُ تَجِدُهُ.