Sahihu i Buhariut — Hadithi 3094

Obligueshmëria e dhënies së një të pestës nga plaçka e luftës · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Is'hak ibn Muhamed Ferviu na ka thënë: Na ka treguar Malik ibn Enesi nga Ibn Shihabi se Malik ibn Evs ibn Hadethani tregon: “Muhamed ibn Xhubejri më përmendi një pjesë të hadithit të Malik ibn Evsit, andaj shkova tek ai dhe e pyeta rreth hadithit në fjalë. Ai më tha: “Një ditë, teksa po qëndroja me familjen time, në mesditë erdhi lajmëtari i Omer ibn Hatabit dhe më tha: “Përgjigjju prijësit të besimtarëve.” Kështu, unë u nisa së bashku me të dhe shkova tek Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të!), të cilin e gjeta të ulur në një shtrat hasre pa kurrfarë shtroje, të mbështetur në një jastëk prej lëkurës së regjur. E përshëndeta me selam dhe u ula. Ai më tha: “O Malik, disa familje nga fisi yt kanë ardhur këtu, ndërsa unë dhashë urdhër t'u dhurohet një sasi e vogël e të mirave materiale, andaj merri dhe shpërndajua atyre.” Unë iu përgjigja: “O prijës i besimtarëve, sikur t'ia jepje dikujt tjetër këtë detyrë.” Ai më tha: “Merri, or burrë!” Teksa po qëndroja aty, erdhi roja Jerfa dhe tha: “Othmani, Abdurrahman ibn Aufi, Zubejri dhe Sad ibn Ebu Vekasi po kërkojnë leje. T'i lë të hyjnë?” Omeri tha: “Po.” Kështu, ata hynë, dhanë selam dhe u ulën. Jerfai u ul pak, pastaj tha: “(Erdhën) Aliu dhe Abasi. T'i lë të hyjnë?” - Po, - tha Omeri. Ata hynë, dhanë selam dhe u ulën. Abasi tha: “O prijës i besimtarëve, gjyko mes meje dhe këtij, - sepse kishin rënë në mospajtim rreth plaçkës së fisit benu nadir, të cilën Allahu ia kishte dhënë Pejgamberit ﷺ nën pronësi. - Ata që ishin të pranishëm, Othmani me shokët e tij, thanë: “O prijës i besimtarëve, gjyko mes tyre dhe rehatoji.” Omeri u tha: “Qetësohuni pak! Po ju bëj be në Allahun, me lejen e të Cilit janë ngritur Qielli dhe Toka, vallë, a nuk e dini se Pejgamberi ﷺ me fjalët: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka” , e ka pasur për qëllim veten e tij?!” Grupi që ishin të pranishëm thanë: “Po, ashtu ka thënë.” Atëherë Omeri iu drejtua Aliut dhe Abasit: “Po ju bëj be në Allahun, a nuk e dini edhe ju se i Dërguari i Allahut ﷺ e ka thënë këtë gjë?” Pastaj vazhdoi: “Unë do t'ju tregoj për këtë çështje: “Allahu e ka veçuar të Dërguarin e Vet ﷺ me një pjesë të kësaj plaçke, të cilën nuk ia ka dhënë askujt përveç tij, - pastaj lexoi ajetin: “Çfarëdo që Allahu i dhuroi të Dërguarit të Tij si plaçkë (të marrë) prej tyre, është prej mirësisë së Tij. Ju nuk hipët mbi kuaj e as mbi deve për ta fituar atë, por Allahu u jep pushtet të dërguarve të Vet mbi ata që Ai dëshiron. Allahu është i Fuqishëm për çdo gjë.” (Hashr, 6) Pra, kjo plaçkë ka qenë vetëm e të Dërguarit të Allahut ﷺ. Por, betohem në Allahun se ai asnjëherë nuk e ka kursyer nga ju e as e ka mbajtur vetëm për vete. Ju ka dhënë dhe e ka shpërndarë mes jush, saqë në fund mbeti vetëm kjo pasuri, të cilën Pejgamberi ﷺ e shpenzonte për të siguruar nevojat e familjes së vet për një vit, pastaj, pjesën që tepronte, e linte në shërbim të muslimanëve. Pejgamberi ﷺ kështu ka vepruar tërë jetën. Po ju bëj be në Allahun, a nuk e dini ju këtë?” Ata thanë: “Po.” Pastaj iu drejtua Aliut dhe Abasit: “Po ju bëj be në Allahun, a nuk e dini ju këtë?” Omeri vazhdoi: “Pastaj, Allahu ia mori shpirtin të Dërguarit të Vet ﷺ, ndërsa Ebu Bekri tha: “Unë jam pasardhësi i Pejgamberit ﷺ.” E mori atë pasuri dhe punoi me të siç kishte punuar Pejgamberi ﷺ. Allahu e di mirë se ai ka qenë i sinqertë, bamirës e i matur me atë pasuri dhe pasues i së vërtetës. Pastaj Allahu ia mori shpirtin Ebu Bekrit, ndërsa unë u bëra pasues i Ebu Bekrit, andaj e mora atë pasuri për dy vjet të hilafetit tim dhe punova me të siç ka punuar Pejgamberi ﷺ dhe Ebu Bekri. Allahu e di se unë jam i sinqertë, bamirës dhe i matur me atë pasuri dhe pasues i së vërtetës. Pastaj, më erdhët ju të dy të bisedoni me mua, ndërsa kërkesat dhe çështjet tuaja janë të njëjta. Ti, o Abas, erdhe të kërkosh pjesën tënde që të takon nga biri i vëllait tënd. Ndërsa ky, - aludonte në Aliun, - erdhi të kërkojë pjesën e bashkëshortes së vet që i takon nga babai i saj. Unë ju thashë: “Pejgamberi ﷺ ka thënë: “Ne nuk trashëgohemi. Atë që lëmë, mbetet sadaka.” Kur m'u mbush mendja që t'jua jap juve, thashë: “Nëse dëshironi, po jua jap juve, por me kusht që të më premtoni në Allahun se do të punoni me të si ka punuar i Dërguari i Allahut ﷺ e Ebu Bekri dhe si kam punuar unë që kur jam bërë halife.” Ju thatë: “Po, na jep neve.” Rrjedhimisht, jua dhashë. Po ju bëj be në Allahun, a ua kam dhënë këtyre me këtë kusht? - Po, - thanë grupi. Pastaj iu drejtua Aliut dhe Abasit: “Po ju bëj be në Allahun, a jua kam dhënë me këtë kusht?” - Po, - thanë ata. Omeri u tha: “E si pra, po kërkoni gjykim tjetër prej meje? Betohem në Allahun, me lejen e të Cilit janë ngritur Qielli dhe Toka, se nuk do të gjykoj ndryshe. Nëse nuk arrini t'i bëni ballë kushtit (që keni pranuar), ma ktheni mua dhe unë e kryej këtë punë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ مُحَمَّدٍ الْفَرْوِيُّ: حَدَّثَنَا مَالِكُ بْنُ أَنَسٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ، عَنْ مَالِكِ بْنِ أَوْسِ بْنِ الْحَدَثَانِ، - وَكَانَ مُحَمَّدُ بْنُ جُبَيْرٍ ذَكَرَ لِي ذِكْرًا مِنْ حَدِيثِهِ ذَلِكَ، فَانْطَلَقْتُ حَتَّى أَدْخُلَ عَلَى مَالِكِ بْنِ أَوْسٍ، فَسَأَلْتُهُ عَنْ ذَلِكَ الْحَدِيثِ فَقَالَ مَالِكٌ - بَيْنَا أَنَا جَالِسٌ فِي أَهْلِي حِينَ مَتَعَ النَّهَارُ، إِذَا رَسُولُ عُمَرَ بْنِ الْخَطَّابِ يَأْتِينِي فَقَالَ: أَجِبْ أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ. فَانْطَلَقْتُ مَعَهُ حَتَّى أَدْخُلَ عَلَى عُمَرَ، فَإِذَا هُوَ جَالِسٌ عَلَى رِمَالِ سَرِيرٍ، لَيْسَ بَيْنَهُ وَبَيْنَهُ فِرَاشٌ مُتَّكِئٌ عَلَى وِسَادَةٍ مِنْ أَدَمٍ، فَسَلَّمْتُ عَلَيْهِ ثُمَّ جَلَسْتُ فَقَالَ: يَا مَالِ، إِنَّهُ قَدِمَ عَلَيْنَا مِنْ قَوْمِكَ أَهْلُ أَبْيَاتٍ، وَقَدْ أَمَرْتُ لَهُمْ بِرَضْخٍ فَاقْبِضْهُ فَاقْسِمْهُ بَيْنَهُمْ. فَقُلْتُ: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ، لَوْ أَمَرْتَ بِهِ غَيْرِي. قَالَ: اقْبِضْهُ أَيُّهَا الْمَرْءُ. فَبَيْنَا أَنَا جَالِسٌ عِنْدَهُ أَتَاهُ حَاجِبُهُ يَرْفَا فَقَالَ: هَلْ لَكَ فِي عُثْمَانَ وَعَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ وَالزُّبَيْرِ وَسَعْدِ بْنِ أَبِي وَقَّاصٍ يَسْتَأْذِنُونَ؟ قَالَ: نَعَمْ. فَأَذِنَ لَهُمْ فَدَخَلُوا فَسَلَّمُوا وَجَلَسُوا، ثُمَّ جَلَسَ يَرْفَا يَسِيرًا ثُمَّ قَالَ: هَلْ لَكَ فِي عَلِيٍّ وَعَبَّاسٍ؟ قَالَ: نَعَمْ. فَأَذِنَ لَهُمَا، فَدَخَلاَ فَسَلَّمَا فَجَلَسَا، فَقَالَ عَبَّاسٌ: يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ، اقْضِ بَيْنِي وَبَيْنَ هَذَا. - وَهُمَا يَخْتَصِمَانِ فِيمَا أَفَاءَ اللَّهُ عَلَى رَسُولِهِ ﷺ مِنْ بَنِي النَّضِيرِ -. فَقَالَ الرَّهْطُ: - عُثْمَانُ وَأَصْحَابُهُ - يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ، اقْضِ بَيْنَهُمَا وَأَرِحْ أَحَدَهُمَا مِنَ الآخَرِ. قَالَ عُمَرُ: تَيْدَكُمْ، أَنْشُدُكُمْ بِاللَّهِ الَّذِي بِإِذْنِهِ تَقُومُ السَّمَاءُ وَالأَرْضُ، هَلْ تَعْلَمُونَ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "لاَ نُورَثُ، مَا تَرَكْنَا صَدَقَةٌ". يُرِيدُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ نَفْسَهُ؟ قَالَ الرَّهْطُ: قَدْ قَالَ ذَلِكَ. فَأَقْبَلَ عُمَرُ عَلَى عَلِيٍّ وَعَبَّاسٍ فَقَالَ: أَنْشُدُكُمَا [اللَّهَ]، أَتَعْلَمَانِ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَدْ قَالَ ذَلِكَ؟ قَالَ عُمَرُ: فَإِنِّي أُحَدِّثُكُمْ عَنْ هَذَا الأَمْرِ، إِنَّ اللَّهَ قَدْ خَصَّ رَسُولَهُ ﷺ فِي هَذَا الْفَىْءِ بِشَىْءٍ لَمْ يُعْطِهِ أَحَدًا غَيْرَهُ - ثُمَّ قَرَأَ: ﴿وَمَا أَفَاءَ اللَّـهُ عَلَىٰ رَسُولِهِ مِنْهُمْ فَمَا أَوْجَفْتُمْ عَلَيْهِ مِنْ خَيْلٍ وَلَا رِكَابٍ وَلَـٰكِنَّ اللَّـهَ يُسَلِّطُ رُسُلَهُ عَلَىٰ مَن يَشَاءُ ۚ وَاللَّـهُ عَلَىٰ كُلِّ شَيْءٍ قَدِيرٌ ﴾ [الحشر: ٦] - فَكَانَتْ هَذِهِ خَالِصَةً لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ. وَاللَّهِ مَا احْتَازَهَا دُونَكُمْ، وَلاَ اسْتَأْثَرَ بِهَا عَلَيْكُمْ قَدْ أَعْطَاكُمُوهُ، وَبَثَّهَا فِيكُمْ حَتَّى بَقِيَ مِنْهَا هَذَا الْمَالُ، فَكَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ يُنْفِقُ عَلَى أَهْلِهِ نَفَقَةَ سَنَتِهِمْ مِنْ هَذَا الْمَالِ، ثُمَّ يَأْخُذُ مَا بَقِيَ فَيَجْعَلُهُ مَجْعَلَ مَالِ اللَّهِ، فَعَمِلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِذَلِكَ حَيَاتَهُ، أَنْشُدُكُمْ بِاللَّهِ هَلْ تَعْلَمُونَ ذَلِكَ؟ قَالُوا: نَعَمْ. ثُمَّ قَالَ لِعَلِيٍّ وَعَبَّاسٍ: أَنْشُدُكُمَا اللَّهَ، هَلْ تَعْلَمَانِ ذَلِكَ؟ قَالَ عُمَرُ: ثُمَّ تَوَفَّى اللَّهُ نَبِيَّهُ ﷺ فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: أَنَا وَلِيُّ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ. فَقَبَضَهَا أَبُو بَكْرٍ، فَعَمِلَ فِيهَا بِمَا عَمِلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنَّهُ فِيهَا لَصَادِقٌ بَارٌّ رَاشِدٌ تَابِعٌ لِلْحَقِّ، ثُمَّ تَوَفَّى اللَّهُ أَبَا بَكْرٍ، فَكُنْتُ أَنَا وَلِيَّ أَبِي بَكْرٍ، فَقَبَضْتُهَا سَنَتَيْنِ مِنْ إِمَارَتِي، أَعْمَلُ فِيهَا بِمَا عَمِلَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَمَا عَمِلَ فِيهَا أَبُو بَكْرٍ، وَاللَّهُ يَعْلَمُ إِنِّي فِيهَا لَصَادِقٌ بَارٌّ رَاشِدٌ تَابِعٌ لِلْحَقِّ، ثُمَّ جِئْتُمَانِي تُكَلِّمَانِي وَكَلِمَتُكُمَا وَاحِدَةٌ، وَأَمْرُكُمَا وَاحِدٌ، جِئْتَنِي يَا عَبَّاسُ تَسْأَلُنِي نَصِيبَكَ مِنِ ابْنِ أَخِيكَ، وَجَاءَنِي هَذَا - يُرِيدُ عَلِيًّا - يُرِيدُ نَصِيبَ امْرَأَتِهِ مِنْ أَبِيهَا، فَقُلْتُ لَكُمَا: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ: "لاَ نُورَثُ، مَا تَرَكْنَا صَدَقَةٌ". فَلَمَّا بَدَا لِي أَنْ أَدْفَعَهُ إِلَيْكُمَا قُلْتُ: إِنْ شِئْتُمَا دَفَعْتُهَا إِلَيْكُمَا عَلَى أَنَّ عَلَيْكُمَا عَهْدَ اللَّهِ وَمِيثَاقَهُ لَتَعْمَلاَنِ فِيهَا بِمَا عَمِلَ فِيهَا رَسُولُ اللَّهِ ﷺ، وَبِمَا عَمِلَ فِيهَا أَبُو بَكْرٍ، وَبِمَا عَمِلْتُ فِيهَا مُنْذُ وَلِيتُهَا، فَقُلْتُمَا: ادْفَعْهَا إِلَيْنَا. فَبِذَلِكَ دَفَعْتُهَا إِلَيْكُمَا، فَأَنْشُدُكُمْ بِاللَّهِ، هَلْ دَفَعْتُهَا إِلَيْهِمَا بِذَلِكَ؟ قَالَ الرَّهْطُ: نَعَمْ. ثُمَّ أَقْبَلَ عَلَى عَلِيٍّ وَعَبَّاسٍ فَقَالَ: أَنْشُدُكُمَا بِاللَّهِ هَلْ دَفَعْتُهَا إِلَيْكُمَا بِذَلِكَ؟ قَالاَ: نَعَمْ. قَالَ: فَتَلْتَمِسَانِ مِنِّي قَضَاءً غَيْرَ ذَلِكَ؟ فَوَاللَّهِ الَّذِي بِإِذْنِهِ تَقُومُ السَّمَاءُ وَالأَرْضُ، لاَ أَقْضِي فِيهَا قَضَاءً غَيْرَ ذَلِكَ، فَإِنْ عَجَزْتُمَا عَنْهَا فَادْفَعَاهَا إِلَىَّ، فَإِنِّي أَكْفِيكُمَاهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3094