Sahihu i Buhariut — Hadithi 3105

Obligueshmëria e dhënies së një të pestës nga plaçka e luftës · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka rrëfyer Maliku, e ky nga Abdullah ibn Ebu Bekri, e ky nga Amra bint Abdurrahmani se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!), gruaja e Pejgamberit ﷺ, ka rrëfyer se, një ditë, teksa i Dërguari i Allahut ﷺ ishte në shtëpinë e saj, ajo dëgjoi zërin e një burri duke kërkuar leje të hyjë në shtëpinë e Hafsës dhe tha: “O i Dërguari i Allahut, një burrë po kërkon leje të hyjë në shtëpinë tënde.” - “Më duket se është filani”, - tha i Dërguari i Allahut ﷺ, - duke aluduar në axhën e Hafsës nga qumështi. - “Lidhjet nëpërmjet gjidhënies i ndalojnë gjërat sikurse lidhjet e gjakut.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: أَخْبَرَنَا مَالِكٌ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي بَكْرٍ، عَنْ عَمْرَةَ ابْنَةِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ: أَنَّ عَائِشَةَ، زَوْجَ النَّبِيِّ ﷺ أَخْبَرَتْهَا: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ كَانَ عِنْدَهَا، وَأَنَّهَا سَمِعَتْ صَوْتَ إِنْسَانٍ يَسْتَأْذِنُ فِي بَيْتِ حَفْصَةَ فَقُلْتُ: يَا رَسُولَ اللَّهِ، هَذَا رَجُلٌ يَسْتَأْذِنُ فِي بَيْتِكَ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أُرَاهُ فُلاَنًا، - لِعَمِّ حَفْصَةَ مِنَ الرَّضَاعَةِ -، الرَّضَاعَةُ تُحَرِّمُ مَا تُحَرِّمُ الْوِلاَدَةُ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3105