Sahihu i Buhariut — Hadithi 3111

Obligueshmëria e dhënies së një të pestës nga plaçka e luftës · Transmetuesi: Ali ibn Ebu Talibi

Shqip

Kutejbe ibn Seidi na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e ky nga Muhamed ibn Suka, e ky nga Mundhiri se Ibn Hanefije tregon: “Po qe se Aliu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) do të donte të thoshte diçka të keqe për Othmanin, këtë do ta bënte ditën kur disa njerëz erdhën të ankohen për punëtorët e Othmanit, të cilët e mblidhnin zekatin. Aliu më pati thënë: “Shko tek Othmani dhe tregoji se kjo letër është porosia e të Dërguarit të Allahut ﷺ përkitazi me zekatin, andaj urdhëroji punëtorët e tu të punojnë sipas saj.” Othmani pati thënë: “Na kurse prej saj (sepse këto gjëra i dimë).” Unë u ktheva tek Aliu dhe i tregova, e në atë rast ai më tha: “Lëre (letrën) aty ku e ke marrë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا قُتَيْبَةُ بْنُ سَعِيدٍ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ سُوقَةَ، عَنْ مُنْذِرٍ، عَنِ ابْنِ الْحَنَفِيَّةِ قَالَ: لَوْ كَانَ عَلِيٌّ - رضى الله عنه - ذَاكِرًا عُثْمَانَ - رضى الله عنه - ذَكَرَهُ يَوْمَ جَاءَهُ نَاسٌ فَشَكَوْا سُعَاةَ عُثْمَانَ، فَقَالَ لِي عَلِيٌّ: اذْهَبْ إِلَى عُثْمَانَ فَأَخْبِرْهُ أَنَّهَا صَدَقَةُ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ، فَمُرْ سُعَاتَكَ يَعْمَلُونَ فِيهَا. فَأَتَيْتُهُ بِهَا فَقَالَ: أَغْنِهَا عَنَّا. فَأَتَيْتُ بِهَا عَلِيًّا فَأَخْبَرْتُهُ فَقَالَ: ضَعْهَا حَيْثُ أَخَذْتَهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3111