Sahihu i Buhariut — Hadithi 312

Menstruacionet · Transmetuesi: Aishe bint Ebu Bekri

Shqip

Ebu Nuajmi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Nafiu, e ky nga Ibn Ebu Nexhihu, e ky nga Muxhahidi se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) ka thënë: “Nuk kemi pasur më shumë se nga një rrobë, të cilën e vishnim edhe kur ishim me menstruacione. E, nëse ndonjërës prej nesh i ndyhej (pak) me gjak menstruacionesh, e lagte me pështymë dhe e fërkonte me thua.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو نُعَيْمٍ قَالَ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ نَافِعٍ، عَنِ ابْنِ أَبِي نَجِيحٍ، عَنْ مُجَاهِدٍ [قَالَ:] قَالَتْ عَائِشَةُ: مَا كَانَ لإِحْدَانَا إِلاَّ ثَوْبٌ وَاحِدٌ تَحِيضُ فِيهِ، فَإِذَا أَصَابَهُ شَىْءٌ مِنْ دَمٍ، قَالَتْ بِرِيقِهَا فَقَصَعَتْهُ بِظُفْرِهَا.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/312