Sahihu i Buhariut — Hadithi 3126

Obligueshmëria e dhënies së një të pestës nga plaçka e luftës · Transmetuesi: Ebu Musa Eshariu

Shqip

Muhamed ibn Beshari më ka thënë: Na ka treguar Gunderi, e këtij i ka treguar Shuëbe, e ky nga Amri, e ky e ka dëgjuar Ebu Vailin se Ebu Musa Eshariu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Një beduin e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Cili prej këtyre është në rrugën e Allahut: ai që lufton për plaçkën e luftës, ai që lufton për t'u përmendur apo ai që lufton për të dëshmuar trimërinë e tij?” Pejgamberi ﷺ i tha: “Ai që lufton me qëllim që fjala e Allahut të jetë më e larta. I tilli llogaritet në rrugën e Allahut.”

Arabisht

حَدَّثَنِي مُحَمَّدُ بْنُ بَشَّارٍ: حَدَّثَنَا غُنْدَرٌ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ، عَنْ عَمْرٍو قَالَ: سَمِعْتُ أَبَا وَائِلٍ قَالَ: حَدَّثَنَا أَبُو مُوسَى الأَشْعَرِيُّ - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ أَعْرَابِيٌّ لِلنَّبِيِّ ﷺ: الرَّجُلُ يُقَاتِلُ لِلْمَغْنَمِ، وَالرَّجُلُ يُقَاتِلُ لِيُذْكَرَ، وَيُقَاتِلُ لِيُرَى مَكَانُهُ، مَنْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ؟ فَقَالَ: "مَنْ قَاتَلَ لِتَكُونَ كَلِمَةُ اللَّهِ هِيَ الْعُلْيَا فَهْوَ فِي سَبِيلِ اللَّهِ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3126