Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamad ibn Zejdi, e ky nga Ejubi se Abdullah ibn Ebu Mulejke transmeton se Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Pejgamberit ﷺ i dhuruan ca xhybe të mëndafshta të stolisura me ar, të cilat ua shpërndau shokëve të vet, përveç njërës, të cilën e rezervoi për Mahrem ibn Neufelin. Mahremi erdhi me të birin, Misverin, u ndalën te dera dhe tha: “Thirrma Pejgamberin ﷺ!” Kur Pejgamberi ﷺ e dëgjoi zërin e tij, mori një xhybe dhe e priti Mahremin me të duke ia treguar pullat e saj dhe i tha: “O Ebu Misver, këtë ta kam ruajtur ty! O Ebu Misver, këtë ta kam ruajtur ty!” Mahremi kishte njëfarë vrazhdësie në personalitetin e tij.” Ibn Uleje transmeton nga Ejubi. Hatim ibn Verdani ka thënë: “Na ka treguar Ejubi nga Ibn Ebu Mulejke, e ky nga Misveri: “Pejgamberit ﷺ i erdhën ca xhybe.” Transmetimin e Ejubit e fuqizon Lejthiu nga Ibn Ebu Mulejke.”
حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا حَمَّادُ بْنُ زَيْدٍ، عَنْ أَيُّوبَ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أُهْدِيَتْ لَهُ أَقْبِيَةٌ مِنْ دِيبَاجٍ مُزَرَّرَةٌ بِالذَّهَبِ، فَقَسَمَهَا فِي نَاسٍ مِنْ أَصْحَابِهِ، وَعَزَلَ مِنْهَا وَاحِدًا لِمَخْرَمَةَ بْنِ نَوْفَلٍ، فَجَاءَ وَمَعَهُ ابْنُهُ الْمِسْوَرُ بْنُ مَخْرَمَةَ، فَقَامَ عَلَى الْبَابِ فَقَالَ: ادْعُهُ لِي. فَسَمِعَ النَّبِيُّ ﷺ صَوْتَهُ فَأَخَذَ قَبَاءً فَتَلَقَّاهُ بِهِ وَاسْتَقْبَلَهُ بِأَزْرَارِهِ فَقَالَ: "يَا أَبَا الْمِسْوَرِ، خَبَأْتُ هَذَا لَكَ، يَا أَبَا الْمِسْوَرِ، خَبَأْتُ هَذَا لَكَ". وَكَانَ فِي خُلُقِهِ [شِدَّةٌ]. وَرَوَاهُ ابْنُ عُلَيَّةَ عَنْ أَيُّوبَ. قَالَ حَاتِمُ بْنُ وَرْدَانَ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ عَنِ الْمِسْوَرِ: قَدِمَتْ عَلَى النَّبِيِّ ﷺ أَقْبِيَةٌ. تَابَعَهُ اللَّيْثُ عَنِ ابْنِ أَبِي مُلَيْكَةَ.