Is'hak ibn Ibrahimi transmeton se i ka thënë Ebu Usames: A ju ka treguar Hisham ibn Urve, e ky nga babai i tij se Abdullah ibn Zubejri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur Zubejri doli në fushëbetejë Ditën e Devesë, më thirri. Unë i shkova pranë dhe më tha: “Ata që vriten sot janë ose zullumqarë, ose viktima (që u bëhet zullum). Sa për mua, mendoj se do të vritem si viktimë, por brenga ime e vetme është borxhi im. Çfarë mendon, a do të na lërë sadopak pasuri ky borxh yni?” Pastaj tha: “O biri im, shite pasurinë tonë dhe ktheje borxhin tim.” Ndërkaq, një të tretën e pasurisë e la testament e një të tretën tjetër të këtij testamenti ua la fëmijëve të Abdullah ibn Zubejrit dhe i tha: “Nëse, pasi t'i kthesh borxhet, tepron diç prej pasurisë sonë, një të tretën jepua fëmijëve të tu.” Hishami thotë: “Pra, disa fëmijë të Abdullahut u barazuan me bijtë e Zubejrit: Hubejbin dhe Abadin. Atëkohë Zubejri kishte nëntë djem e nëntë vajza.” Zubejri i tha: “O biri im, nëse nuk arrin t'i kthesh të gjitha, atëherë kërko ndihmë nga Zotëria im.” Abdullahu thotë: “Betohem në Allahun se nuk e kuptova atë që më tha, andaj e pyeta: “O babai im, kush është Zotëria yt?” Ai më tha: “Allahu.” Abdullahu vazhdon: “Betohem në Allahun se, sa herë që bllokohesha dhe nuk kisha mundësi të ktheja borxhin e tij, thosha: “O Zotëria i Zubejrit, mundësoje kthimin e borxhit të tij.” Kështu, Ai e mundësonte kthimin e borxhit. Zubejri u vra dhe nuk la mbrapa as dinarë, as dërhemë, por vetëm ca troje, në mesin e të cilave Gabën, njëmbëdhjetë shtëpi në Medinë, dy shtëpi në Basra, një në Kufe dhe një tjetër në Egjipt. Borxhi i Zubejrit kishte mbetur nga rastet kur njerëzit vinin për t'i lënë amanet tek ai pasuritë e tyre, por ai u thoshte: “Jo, përveç nëse ma lë borxh, sepse frikohem se (si amanet) mund të humbasë.” Ai asnjëherë nuk kishte pranuar ndonjë post e as e kishte marrë nën përgjegjësi mbledhjen e taksave, përveçse në betejë me Pejgamberin ﷺ, Ebu Bekrin, Omerin ose Othmanin, Allahu qoftë i kënaqur me ta. Kur i numërova borxhet e tij, më dolën dy milionë e dyqind mijë dërhemë. Hakim ibn Hizami e takoi Abdullah ibn Zubejrin dhe i tha: “O biri i vëllait tim, edhe sa borxh i ka mbetur vëllait tim?” Ai e fshehu dhe i tha: “Njëqind mijë.” Hakimi i tha: “Betohem në Allahun se pasuritë tuaja nuk mjaftojnë për ta kthyer këtë borxh.” Abdullahu ia ktheu: “Çfarë mendon, po të ishin dy milionë e dyqind mijë?” Ai i tha: “Nuk mendoj që mund ta përballoni këtë, andaj, nëse nuk keni mundësi për t'i kthyer, kërko ndihmë prej meje.” Zubejri e pati blerë Gabën me njëqind e shtatëdhjetë mijë, ndërsa Abdullahu e shiti me një milion e gjashtëqind mijë. Pastaj u ngrit dhe tha: “Kush i ka borxh Zubejrit, le të vijë te Gaba.” Abdullah ibn Xhaferi, të cilit Zubejri ia kishte borxh katërqind mijë, shkoi dhe i tha Abdullah ibn Zubejrit: - Nëse doni, po jua lë juve. - Jo, - i tha Abdullahu. - Nëse doni, më lini në fund me grupin e fundit (të borxhlinjve), - i tha Abdullah ibn Xhaferi. - Jo, - ia ktheu Abdullahu. - Atëherë, pra, më ndaj një copë (tokë)! - Prej këtu deri këtu të takon ty, - i tha Abdullahu. Kështu, ia shiti atë pjesë, ia ktheu borxhin, madje i dha edhe tepricë. Pastaj mbetën edhe katër hise e gjysmë. Kur shkoi te Muaviu, aty i gjeti edhe Amër ibn Othmanin, Mundhir ibn Zubejrin dhe Ibn Zemën. Muaviu i tha: - Sa po shkon Gaba (në pazar)? - Një hise njëqind mijë, - iu përgjigj Abdullahu. - Edhe sa hise kanë mbetur? - Edhe katër hise e gjysmë. - Po të blej një hise për njëqind mijë, - i tha Mundhir ibn Zubejri. - Edhe unë po të blej një hise për njëqind mijë, - iu drejtua Amër ibn Othmani. - Edhe unë po të marr një hise për njëqind mijë, - i tha Ibn Zema. - Edhe sa mbetën tani? - e pyeti Muaviu. - Edhe një hise e gjysmë, - iu përgjigj Abdullahu. - Po ta blej unë për njëqind e pesëdhjetë mijë, - i tha Muaviu. Më pas, Abdullah ibn Xhaferi ia shiti pjesën e vet Muaviut për gjashtëqind mijë. Kur Abdullah ibn Zubejri i ktheu të gjitha borxhet e Zubejrit, fëmijët e Zubejrit i thanë: “Na e ndaj trashëgiminë (e Zubejrit).” Ai u tha: “Jo, për Allahun! Nuk do ta ndaj pa shpallur katër vjet rresht në kohën e haxhit se, kujt i ka pasur Zubejri borxh, le të vijë te ne për t'ia kthyer.” Kështu, çdo vit, në kohën e haxhit, Abdullahu lajmëronte këtë gjë. Pas katër vjetësh, ua ndau trashëgiminë fëmijëve të Zubejrit. Zubejri kishte katër gra, andaj Abdullahu e ndau një të tretën (e rezervuar për testament), pastaj secilës bashkëshorte i ra të merrte nga një milion e njëqind mijë. Pra, tërë pasuria e Zubejrit kishte vlerën pesëdhjetë milionë e dyqind mijë.”
حَدَّثَنَا إِسْحَاقُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: قُلْتُ لأَبِي أُسَامَةَ: أَحَدَّثَكُمْ هِشَامُ بْنُ عُرْوَةَ عَنْ أَبِيهِ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ بْنِ الزُّبَيْرِ قَالَ: لَمَّا وَقَفَ الزُّبَيْرُ يَوْمَ الْجَمَلِ دَعَانِي، فَقُمْتُ إِلَى جَنْبِهِ فَقَالَ: يَا بُنَىِّ! إِنَّهُ لاَ يُقْتَلُ الْيَوْمَ إِلاَّ ظَالِمٌ أَوْ مَظْلُومٌ، وَإِنِّي لاَ أُرَانِي إِلاَّ سَأُقْتَلُ الْيَوْمَ مَظْلُومًا، وَإِنَّ مِنْ أَكْبَرِ هَمِّي لَدَيْنِي، أَفَتُرَى يُبْقِي دَيْنُنَا مِنْ مَالِنَا شَيْئًا؟ فَقَالَ: يَا بُنَىِّ بِعْ مَالَنَا فَاقْضِ دَيْنِي. وَأَوْصَى بِالثُّلُثِ، وَثُلُثِهِ لِبَنِيهِ - يَعْنِي عَبْدَ اللَّهِ بْنَ الزُّبَيْرِ يَقُولُ: ثُلُثُ الثُّلُثِ -، فَإِنْ فَضَلَ مِنْ مَالِنَا فَضْلٌ بَعْدَ قَضَاءِ الدَّيْنِ فَثُلُثُهُ لِوَلَدِكَ. قَالَ هِشَامٌ: وَكَانَ بَعْضُ وَلَدِ عَبْدِ اللَّهِ قَدْ وَازَى بَعْضَ بَنِي الزُّبَيْرِ - خُبَيْبٌ وَعَبَّادٌ -، وَلَهُ يَوْمَئِذٍ تِسْعَةُ بَنِينَ وَتِسْعُ بَنَاتٍ. قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: فَجَعَلَ يُوصِينِي بِدَيْنِهِ وَيَقُولُ: يَا بُنَىِّ، إِنْ عَجَزْتَ عَنْهُ فِي شَىْءٍ فَاسْتَعِنْ عَلَيْهِ مَوْلاَىَ. قَالَ: فَوَاللَّهِ مَا دَرَيْتُ مَا أَرَادَ حَتَّى قُلْتُ: يَا أَبَتِ مَنْ مَوْلاَكَ؟ قَالَ: اللَّهُ. قَالَ: فَوَاللَّهِ مَا وَقَعْتُ فِي كُرْبَةٍ مِنْ دَيْنِهِ إِلاَّ قُلْتُ: يَا مَوْلَى الزُّبَيْرِ، اقْضِ عَنْهُ دَيْنَهُ. فَيَقْضِيهِ. فَقُتِلَ الزُّبَيْرُ - رضى الله عنه - وَلَمْ يَدَعْ دِينَارًا وَلاَ دِرْهَمًا، إِلاَّ أَرَضِينَ مِنْهَا الْغَابَةُ، وَإِحْدَى عَشْرَةَ دَارًا بِالْمَدِينَةِ، وَدَارَيْنِ بِالْبَصْرَةِ، وَدَارًا بِالْكُوفَةِ، وَدَارًا بِمِصْرَ. قَالَ: وَإِنَّمَا كَانَ دَيْنُهُ الَّذِي عَلَيْهِ أَنَّ الرَّجُلَ كَانَ يَأْتِيهِ بِالْمَالِ فَيَسْتَوْدِعُهُ إِيَّاهُ فَيَقُولُ الزُّبَيْرُ: لاَ وَلَكِنَّهُ سَلَفٌ، فَإِنِّي أَخْشَى عَلَيْهِ الضَّيْعَةَ، وَمَا وَلِيَ إِمَارَةً قَطُّ وَلاَ جِبَايَةَ خَرَاجٍ وَلاَ شَيْئًا، إِلاَّ أَنْ يَكُونَ فِي غَزْوَةٍ مَعَ النَّبِيِّ ﷺ أَوْ مَعَ أَبِي بَكْرٍ وَعُمَرَ وَعُثْمَانَ - رضى الله عنهم - قَالَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ الزُّبَيْرِ: فَحَسَبْتُ مَا عَلَيْهِ مِنَ الدَّيْنِ فَوَجَدْتُهُ أَلْفَىْ أَلْفٍ وَمِائَتَىْ أَلْفٍ. قَالَ: فَلَقِيَ حَكِيمُ بْنُ حِزَامٍ عَبْدَ اللَّهِ بْنَ الزُّبَيْرِ فَقَالَ: يَا ابْنَ أَخِي، كَمْ عَلَى أَخِي مِنَ الدَّيْنِ؟ فَكَتَمَهُ. فَقَالَ: مِائَةُ أَلْفٍ. فَقَالَ حَكِيمٌ: وَاللَّهِ مَا أُرَى أَمْوَالَكُمْ تَسَعُ لِهَذِهِ. فَقَالَ لَهُ عَبْدُ اللَّهِ: أَفَرَأَيْتَكَ إِنْ كَانَتْ أَلْفَىْ أَلْفٍ وَمِائَتَىْ أَلْفٍ؟ قَالَ: مَا أُرَاكُمْ تُطِيقُونَ هَذَا، فَإِنْ عَجَزْتُمْ عَنْ شَىْءٍ مِنْهُ فَاسْتَعِينُوا بِي. قَالَ: وَكَانَ الزُّبَيْرُ اشْتَرَى الْغَابَةَ بِسَبْعِينَ وَمِائَةِ أَلْفٍ، فَبَاعَهَا عَبْدُ اللَّهِ بِأَلْفِ أَلْفٍ وَسِتِّمِائَةِ أَلْفٍ ثُمَّ قَامَ فَقَالَ: مَنْ كَانَ لَهُ عَلَى الزُّبَيْرِ حَقٌّ فَلْيُوَافِنَا بِالْغَابَةِ، فَأَتَاهُ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ جَعْفَرٍ، - وَكَانَ لَهُ عَلَى الزُّبَيْرِ أَرْبَعُمِائَةِ أَلْفٍ - فَقَالَ لِعَبْدِ اللَّهِ: إِنْ شِئْتُمْ تَرَكْتُهَا لَكُمْ. قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: لاَ. قَالَ: فَإِنْ شِئْتُمْ جَعَلْتُمُوهَا فِيمَا تُؤَخِّرُونَ إِنْ أَخَّرْتُمْ. فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ: لاَ. قَالَ: قَالَ: فَاقْطَعُوا لِي قِطْعَةً. فَقَالَ عَبْدُ اللَّهِ: لَكَ مِنْ هَا هُنَا إِلَى هَا هُنَا. قَالَ: فَبَاعَ مِنْهَا فَقَضَى دَيْنَهُ فَأَوْفَاهُ، وَبَقِيَ مِنْهَا أَرْبَعَةُ أَسْهُمٍ وَنِصْفٌ، فَقَدِمَ عَلَى مُعَاوِيَةَ - وَعِنْدَهُ عَمْرُو بْنُ عُثْمَانَ وَالْمُنْذِرُ بْنُ الزُّبَيْرِ وَابْنُ زَمْعَةَ - فَقَالَ لَهُ مُعَاوِيَةُ: كَمْ قُوِّمَتِ الْغَابَةُ؟ قَالَ: كُلُّ سَهْمٍ مِائَةَ أَلْفٍ. قَالَ: كَمْ بَقِيَ؟ قَالَ: أَرْبَعَةُ أَسْهُمٍ وَنِصْفٌ. قَالَ الْمُنْذِرُ بْنُ الزُّبَيْرِ: قَدْ أَخَذْتُ سَهْمًا بِمِائَةِ أَلْفٍ. قَالَ عَمْرُو بْنُ عُثْمَانَ: قَدْ أَخَذْتُ سَهْمًا بِمِائَةِ أَلْفٍ. وَقَالَ ابْنُ زَمْعَةَ: قَدْ أَخَذْتُ سَهْمًا بِمِائَةِ أَلْفٍ. فَقَالَ مُعَاوِيَةُ: كَمْ بَقِيَ؟ فَقَالَ: سَهْمٌ وَنِصْفٌ. قَالَ: أَخَذْتُهُ بِخَمْسِينَ وَمِائَةِ أَلْفٍ. قَالَ: وَبَاعَ عَبْدُ اللَّهِ بْنُ جَعْفَرٍ نَصِيبَهُ مِنْ مُعَاوِيَةَ بِسِتِّمِائَةِ أَلْفٍ. فَلَمَّا فَرَغَ ابْنُ الزُّبَيْرِ مِنْ قَضَاءِ دَيْنِهِ قَالَ بَنُو الزُّبَيْرِ: اقْسِمْ بَيْنَنَا مِيرَاثَنَا. قَالَ: لاَ، وَاللَّهِ لاَ أَقْسِمُ بَيْنَكُمْ حَتَّى أُنَادِيَ بِالْمَوْسِمِ أَرْبَعَ سِنِينَ: أَلاَ مَنْ كَانَ لَهُ عَلَى الزُّبَيْرِ دَيْنٌ فَلْيَأْتِنَا فَلْنَقْضِهِ. قَالَ: فَجَعَلَ كَلَّ سَنَةٍ يُنَادِي بِالْمَوْسِمِ، فَلَمَّا مَضَى أَرْبَعُ سِنِينَ قَسَمَ بَيْنَهُمْ. قَالَ: فَكَانَ لِلزُّبَيْرِ أَرْبَعُ نِسْوَةٍ، وَرَفَعَ الثُّلُثَ، فَأَصَابَ كُلَّ امْرَأَةٍ أَلْفُ أَلْفٍ وَمِائَتَا أَلْفٍ، فَجَمِيعُ مَالِهِ خَمْسُونَ أَلْفَ أَلْفٍ وَمِائَتَا أَلْفٍ.