3131, 3132 - Seid ibn Ufejri na ka thënë: Më ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Ukajli, e ky nga Ibn Shihabi se Mervan ibn Hakemi dhe Misver ibn Mahremi (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregojnë se, kur delegatët e fisit hevazin, të konvertuar në Islam, vajtën tek i Dërguari i Allahut ﷺ që të kërkonin kthimin e pasurive dhe robërve të luftës, i Dërguari i Allahut ﷺ u tha: “Fjalët më të dashura për mua janë fjalët e vërteta, andaj zgjidhni njërën: ose robërit, ose pasurinë, sepse kam qenë duke ju pritur.” I Dërguari i Allahut ﷺ i kishte pritur mbi trembëdhjetë ditë pasi ishte larguar nga Taifi. Kur ata kuptuan se Pejgamberi ﷺ do t'ua kthejë vetëm njërën prej këtyre dy gjërave, thanë: “E po, po i zgjedhim familjarët tanë të zënë robër lufte.” I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit, e lavdëroi Allahun, ashtu siç i takon, dhe tha: “E, më pas; Vërtet, vëllezërit tuaj kanë ardhur të penduar dhe unë mendoj t'ua kthej familjarët e tyre të zënë robër lufte. Andaj, kush dëshiron që vullnetarisht t'ua kthejë, le ta bëjë, e, kush dëshiron t'i mbajë derisa ta paguajmë prej plaçkës së parë që Allahu do të na dhurojë, le të presë.” Njerëzit thanë: “Po ua kthejmë vullnetarisht, për hir të të Dërguarit të Allahut ﷺ.” - “Ne nuk dimë kush po i jep vullnetarisht e kush jo, andaj kthehuni te prijësit tuaj (të flitni me ta) , që ata të na tregojnë për secilin prej jush”, - u tha Pejgamberi ﷺ. Njerëzit u kthyen dhe biseduan me përfaqësuesit e tyre, të cilët shkuan tek i Dërguari i Allahut ﷺ dhe i treguan se të gjithë po i kthejnë vullnetarisht (robërit e luftës). Pra, kjo është ngjarja që na është transmetuar rreth robërve të luftës të fisit hevazin.
حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُفَيْرٍ قَالَ: حَدَّثَنِي اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي عُقَيْلٌ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: وَزَعَمَ عُرْوَةُ أَنَّ مَرْوَانَ بْنَ الْحَكَمِ، وَمِسْوَرَ بْنَ مَخْرَمَةَ أَخْبَرَاهُ: أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ حِينَ جَاءَهُ وَفْدُ هَوَازِنَ مُسْلِمِينَ، فَسَأَلُوهُ أَنْ يَرُدَّ إِلَيْهِمْ أَمْوَالَهُمْ وَسَبْيَهُمْ فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "أَحَبُّ الْحَدِيثِ إِلَىَّ أَصْدَقُهُ، فَاخْتَارُوا إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ: إِمَّا السَّبْىَ وَإِمَّا الْمَالَ، وَقَدْ كُنْتُ اسْتَأْنَيْتُ بِهِمْ". وَقَدْ كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ انْتَظَرَ آخِرَهُمْ بِضْعَ عَشْرَةَ لَيْلَةً، حِينَ قَفَلَ مِنَ الطَّائِفِ، فَلَمَّا تَبَيَّنَ لَهُمْ أَنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ غَيْرُ رَادٍّ إِلَيْهِمْ إِلاَّ إِحْدَى الطَّائِفَتَيْنِ. قَالُوا : فَإِنَّا نَخْتَارُ سَبْيَنَا. فَقَامَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فِي الْمُسْلِمِينَ فَأَثْنَى عَلَى اللَّهِ بِمَا هُوَ أَهْلُهُ ثُمَّ قَالَ: "أَمَّا بَعْدُ، فَإِنَّ إِخْوَانَكُمْ هَؤُلاَءِ قَدْ جَاءُونَا تَائِبِينَ، وَإِنِّي قَدْ رَأَيْتُ أَنْ أَرُدَّ إِلَيْهِمْ سَبْيَهُمْ، مَنْ أَحَبَّ أَنْ يُطَيِّبَ فَلْيَفْعَلْ، وَمَنْ أَحَبَّ مِنْكُمْ أَنْ يَكُونَ عَلَى حَظِّهِ حَتَّى نُعْطِيَهُ إِيَّاهُ مِنْ أَوَّلِ مَا يُفِيءُ اللَّهُ عَلَيْنَا فَلْيَفْعَلْ". فَقَالَ النَّاسُ: قَدْ طَيَّبْنَا ذَلِكَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، لَهُمْ. فَقَالَ لَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "إِنَّا لاَ نَدْرِي مَنْ أَذِنَ مِنْكُمْ فِي ذَلِكَ مِمَّنْ لَمْ يَأْذَنْ، فَارْجِعُوا حَتَّى يَرْفَعَ إِلَيْنَا عُرَفَاؤُكُمْ أَمْرَكُمْ". فَرَجَعَ النَّاسُ، فَكَلَّمَهُمْ عُرَفَاؤُهُمْ، ثُمَّ رَجَعُوا إِلَى رَسُولِ اللَّهِ ﷺ فَأَخْبَرُوهُ أَنَّهُمْ قَدْ طَيَّبُوا فَأَذِنُوا. فَهَذَا الَّذِي بَلَغَنَا عَنْ سَبْىِ هَوَازِنَ.