{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3133",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3133",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3133",
  "text": "Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe dhe Kasim ibn Asim Kelbiu, - e hadithin e Kasimit e mbaj në mend më mirë, - se Zehdemi tregon: “Teksa po rrinim tek Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), sollën një pulë. Aty ishte edhe një burrë nga fisi tejmullah, i racës së kuqe, 1 që dukej sikur ishte prej të çrobëruarve. Ebu Musai e ftoi të hante me ne, por, meqë ai e kishte parë pulën duke ngrënë diçka të neveritshme, ishte betuar se s'do të hante. Ebu Musai tha: “Afrohuni t'ju rrëfej diçka në lidhje me këtë: unë, së bashku me disa pjesëtarë të fisit eshari, shkuam te Pejgamberi ﷺ t'i kërkojmë të na marrë me vete (për në luftë), por ai tha: “Betohem në Allahun se nuk do t'ju marr, por as kam me se ju bart.” Mirëpo, kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i erdhi një plaçkë e luftës me një tufë devesh, ai pyeti rreth nesh dhe tha: “Ku janë esharinjtë?” Pastaj urdhëroi të na jepen pesë tufa devesh gungëbardha (të majme). Kur u nisëm, thamë: “Nuk do të na jepet bereqet, për shkak të asaj që bëmë.” Andaj, u kthyem dhe i thamë: “Ne të patëm kërkuar të na marrësh me vete, por ti u betove se nuk do të na marrësh. Vallë, ke harruar?” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Nuk ju mora unë, por Allahu jua mundësoi të vini. Betohem në Allahun se, kur betohem për diçka, ndërkohë, me lejen e Allahut shoh se e kundërta është më e mirë, atëherë e veproj atë që është më e mira dhe e shpaguaj betimin.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Obligueshmëria e dhënies së një të pestës nga plaçka e luftës",
    "position": 57,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/57/obligueshmeria-e-dhenies-se-nje-te-pestes-nga-placka-e-luftes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3133",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Musa Eshariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ عَبْدِ الْوَهَّابِ: حَدَّثَنَا حَمَّادٌ: حَدَّثَنَا أَيُّوبُ، عَنْ أَبِي قِلاَبَةَ قَالَ: وَحَدَّثَنِي الْقَاسِمُ بْنُ عَاصِمٍ الْكُلَيْبِيُّ - وَأَنَا لِحَدِيثِ الْقَاسِمِ، أَحْفَظُ ـ عَنْ زَهْدَمٍ قَالَ: كُنَّا عِنْدَ أَبِي مُوسَى، فَأُتِيَ -ذَكَرَ دَجَاجَةً - وَعِنْدَهُ رَجُلٌ مِنْ بَنِي تَيْمِ اللَّهِ أَحْمَرُ كَأَنَّهُ مِنَ الْمَوَالِي، فَدَعَاهُ لِلطَّعَامِ فَقَالَ: إِنِّي رَأَيْتُهُ يَأْكُلُ شَيْئًا، فَقَذِرْتُهُ، فَحَلَفْتُ أَنْ لاَ آكُلُ. فَقَالَ: هَلُمَّ فَلأُحَدِّثْكُمْ عَنْ ذَاكَ، إِنِّي أَتَيْتُ النَّبِيَّ ﷺ فِي نَفَرٍ مِنَ الأَشْعَرِيِّينَ نَسْتَحْمِلُهُ فَقَالَ: \"وَاللَّهِ لاَ أَحْمِلُكُمْ، وَمَا عِنْدِي مَا أَحْمِلُكُمْ\". وَأُتِيَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ بِنَهْبِ إِبِلٍ، فَسَأَلَ عَنَّا فَقَالَ: \"أَيْنَ النَّفَرُ الأَشْعَرِيُّونَ؟\" فَأَمَرَ لَنَا بِخَمْسِ ذَوْدٍ غُرِّ الذُّرَى، فَلَمَّا انْطَلَقْنَا قُلْنَا: مَا صَنَعْنَا لاَ يُبَارَكُ لَنَا، فَرَجَعْنَا إِلَيْهِ فَقُلْنَا: إِنَّا سَأَلْنَاكَ أَنْ تَحْمِلَنَا، فَحَلَفْتَ أَنْ لاَ تَحْمِلَنَا أَفَنَسِيتَ؟ قَالَ: \"لَسْتُ أَنَا حَمَلْتُكُمْ، وَلَكِنَّ اللَّهَ حَمَلَكُمْ، وَإِنِّي وَاللَّهِ إِنْ شَاءَ اللَّهُ لاَ أَحْلِفُ عَلَى يَمِينٍ فَأَرَى غَيْرَهَا خَيْرًا مِنْهَا إِلاَّ أَتَيْتُ الَّذِي هُوَ خَيْرٌ وَتَحَلَّلْتُهَا\".",
    "albanian": "Abdullah ibn Abdulvehabi na ka thënë: Na ka treguar Hamadi, e këtij i ka treguar Ejubi, e ky nga Ebu Kilabe dhe Kasim ibn Asim Kelbiu, - e hadithin e Kasimit e mbaj në mend më mirë, - se Zehdemi tregon: “Teksa po rrinim tek Ebu Musai (Allahu qoftë i kënaqur me të!), sollën një pulë. Aty ishte edhe një burrë nga fisi tejmullah, i racës së kuqe, 1 që dukej sikur ishte prej të çrobëruarve. Ebu Musai e ftoi të hante me ne, por, meqë ai e kishte parë pulën duke ngrënë diçka të neveritshme, ishte betuar se s'do të hante. Ebu Musai tha: “Afrohuni t'ju rrëfej diçka në lidhje me këtë: unë, së bashku me disa pjesëtarë të fisit eshari, shkuam te Pejgamberi ﷺ t'i kërkojmë të na marrë me vete (për në luftë), por ai tha: “Betohem në Allahun se nuk do t'ju marr, por as kam me se ju bart.” Mirëpo, kur të Dërguarit të Allahut ﷺ i erdhi një plaçkë e luftës me një tufë devesh, ai pyeti rreth nesh dhe tha: “Ku janë esharinjtë?” Pastaj urdhëroi të na jepen pesë tufa devesh gungëbardha (të majme). Kur u nisëm, thamë: “Nuk do të na jepet bereqet, për shkak të asaj që bëmë.” Andaj, u kthyem dhe i thamë: “Ne të patëm kërkuar të na marrësh me vete, por ti u betove se nuk do të na marrësh. Vallë, ke harruar?” Pejgamberi ﷺ iu përgjigj: “Nuk ju mora unë, por Allahu jua mundësoi të vini. Betohem në Allahun se, kur betohem për diçka, ndërkohë, me lejen e Allahut shoh se e kundërta është më e mirë, atëherë e veproj atë që është më e mira dhe e shpaguaj betimin.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3133.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3133.json"
  }
}