Sahihu i Buhariut — Hadithi 3137

Obligueshmëria e dhënies së një të pestës nga plaçka e luftës · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Aliu na ka thënë: Na ka treguar Sufjani, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Munkediri se Xhabiri (Allahu qoftë i kënaqur me të!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë: “Sikur ta merrnim pasurinë e Bahrejnit, do të të jepja kaq e kaq e kaq.” Por, - vazhdon Xhabiri, - pasurinë e Bahrejnit nuk e morëm derisa vdiq i Dërguari i Allahut ﷺ. Kur e morëm atë, Ebu Bekri dërgoi lajmëtarë dhe tha: “Ai, të cilit i Dërguari i Allahut ﷺ i ka premtuar diçka ose i ka pasur borxh, le të vijë.” Unë shkova dhe i thashë: “I Dërguari i Allahut ﷺ më ka thënë kështu e kështu.” Atëherë, ai m'i mbushi tri herë nga dy grushte (dinarë). Në transmetimin e Ibn Munkedirit përmendet se Xhabiri ka thënë: “Shkova tek Ebu Bekri dhe i kërkova, por ai nuk më dha. Shkova sërish, por nuk më dha. Shkova së treti dhe i thashë: “Të kërkova, por nuk më dhe. Pastaj sërish të kërkova, e ti sërish nuk më dhe. Të kërkova sërish, por nuk më dhe. Ose më jep, ose ji koprrac ndaj meje.” Ai më tha: “Po thua se jam koprrac ndaj teje? Unë çdoherë kam dashur të të jap, por nuk kam mundur.” Sufjani ka thënë: “Na ka treguar Amri nga Muhamed ibn Aliu se Xhabiri ka thënë: “Pastaj, m'i mbushi dy grushte (dinarë) dhe më tha: “Numëroji.” (Kur i numërova) më dolën pesëqind (dinarë). Pastaj më tha: “Merr edhe dy herë aq.” Ibn Munkediri ka thënë: “Vallë, ka sëmundje më të rëndë se koprracia?!”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيٌّ: حَدَّثَنَا سُفْيَانُ: حَدَّثَنَا مُحَمَّدُ بْنُ الْمُنْكَدِرِ: سَمِعَ جَابِرًا - رضى الله عنه - قَالَ: قَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "لَوْ قَدْ جَاءَنِي مَالُ الْبَحْرَيْنِ لَقَدْ أَعْطَيْتُكَ هَكَذَا وَهَكَذَا وَهَكَذَا". فَلَمْ يَجِئْ حَتَّى قُبِضَ النَّبِيُّ ﷺ، فَلَمَّا جَاءَ مَالُ الْبَحْرَيْنِ أَمَرَ أَبُو بَكْرٍ مُنَادِيًا فَنَادَى: مَنْ كَانَ لَهُ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ دَيْنٌ أَوْ عِدَةٌ فَلْيَأْتِنَا. فَأَتَيْتُهُ فَقُلْتُ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَالَ لِي كَذَا وَكَذَا. فَحَثَا لِي ثَلاَثًا وَجَعَلَ سُفْيَانُ يَحْثُو بِكَفَّيْهِ جَمِيعًا، ثُمَّ قَالَ لَنَا: هَكَذَا قَالَ لَنَا ابْنُ الْمُنْكَدِرِ. وَقَالَ مَرَّةً: فَأَتَيْتُ أَبَا بَكْرٍ فَسَأَلْتُ فَلَمْ يُعْطِنِي، ثُمَّ أَتَيْتُهُ فَلَمْ يُعْطِنِي، ثُمَّ أَتَيْتُهُ الثَّالِثَةَ فَقُلْتُ: سَأَلْتُكَ فَلَمْ تُعْطِنِي، ثُمَّ سَأَلْتُكَ فَلَمْ تُعْطِنِي، ثُمَّ سَأَلْتُكَ فَلَمْ تُعْطِنِي، فَإِمَّا أَنْ تُعْطِيَنِي، وَإِمَّا أَنْ تَبْخَلَ عَنِّي. قَالَ: قُلْتَ: تَبْخَلُ عَلَىَّ مَا مَنَعْتُكَ مِنْ مَرَّةٍ إِلاَّ وَأَنَا أُرِيدُ أَنْ أُعْطِيَكَ. قَالَ سُفْيَانُ: وَحَدَّثَنَا عَمْرٌو عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ عَلِيٍّ عَنْ جَابِرٍ: فَحَثَا لِي حَثْيَةً وَقَالَ: عُدَّهَا. فَوَجَدْتُهَا خَمْسَمِائَةٍ قَالَ: فَخُذْ مِثْلَهَا مَرَّتَيْنِ. وَقَالَ: يَعْنِي ابْنَ الْمُنْكَدِرِ: وَأَىُّ دَاءٍ أَدْوَأُ مِنَ الْبُخْلِ

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3137