Musededi na ka thënë: Na ka treguar Jusuf ibn Maxhishuni, e ky nga Salihu, i biri i Ibrahimit, i biri i Abdurrahman ibn Aufit, e ky nga babai i tij, e pastaj nga gjyshi i tij Abdurrahman ibn Aufi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Teksa po qëndroja në rresht ditën e Bedrit, shikova djathtas dhe majtas, ku pashë dy djelmosha të rinj ensarë. Kisha dëshirë të isha mes dikujt më të fuqishëm se këta.” Njëri prej tyre më preku dhe më tha: “O xhaxha, e njeh Ebu Xhehlin?” - Po, - i thashë. - Çfarë po të duhet ai, o djali i vëllait tim? - Kam dëgjuar se ai e shan të Dërguarin e Allahut ﷺ. Betohem në Atë, në Dorën e të Cilit është shpirti im, se, nëse e shoh, nuk do t'i ndahem derisa të vdes njëri prej nesh, - tha djaloshi. Kjo gjë më habiti. Papritmas, më preku tjetri dhe m'i tha të njëjtat gjëra. Nuk kaloi shumë kohë derisa e pashë Ebu Xhehlin të ecë ndër njerëz dhe u thashë: “Ja, ky është burri që po kërkoni.” Ata ia mësynë atij me shpata dhe e goditën derisa e vranë. Pastaj shkuan te Pejgamberi ﷺ dhe i treguan.” Pejgamberi ﷺ u tha: - “Cili prej jush e vrau?” - Unë e vrava, - thanë të dy. - “I keni fshirë shpatat?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Jo, - thanë ata. I Dërguari i Allahut ﷺ ua shikoi shpatat dhe tha: - “Të dy e paskeni vrarë.” Preja e Ebu Xhehlit i takoi Muadh ibn Amër ibn Xhemuhut. Dy djelmoshat ishin: Muadh ibn Afra dhe Muadh ibn Amër ibn Xhemuhi.” Muhamedi ka thënë: “Jusufi e ka dëgjuar Salihun dhe Ibrahimin nga babai i tyre (Abdurrahman ibn Aufi).”
حَدَّثَنَا مُسَدَّدٌ: حَدَّثَنَا يُوسُفُ بْنُ الْمَاجِشُونِ، عَنْ صَالِحِ بْنِ إِبْرَاهِيمَ بْنِ عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ، عَنْ أَبِيهِ، عَنْ جَدِّهِ قَالَ: بَيْنَا أَنَا وَاقِفٌ فِي الصَّفِّ يَوْمَ بَدْرٍ فَنَظَرْتُ عَنْ يَمِينِي، وَشِمَالِي، فَإِذَا أَنَا بِغُلاَمَيْنِ مِنَ الأَنْصَارِ حَدِيثَةٍ أَسْنَانُهُمَا، تَمَنَّيْتُ أَنْ أَكُونَ بَيْنَ أَضْلَعَ مِنْهُمَا، فَغَمَزَنِي أَحَدُهُمَا فَقَالَ: يَا عَمِّ، هَلْ تَعْرِفُ أَبَا جَهْلٍ؟ قُلْتُ: نَعَمْ، مَا حَاجَتُكَ إِلَيْهِ يَا ابْنَ أَخِي؟ قَالَ: أُخْبِرْتُ أَنَّهُ يَسُبُّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ، وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَئِنْ رَأَيْتُهُ لاَ يُفَارِقُ سَوَادِي سَوَادَهُ حَتَّى يَمُوتَ الأَعْجَلُ مِنَّا. فَتَعَجَّبْتُ لِذَلِكَ، فَغَمَزَنِي الآخَرُ فَقَالَ لِي مِثْلَهَا، فَلَمْ أَنْشَبْ أَنْ نَظَرْتُ إِلَى أَبِي جَهْلٍ يَجُولُ فِي النَّاسِ، فَقُلْتُ: أَلاَ إِنَّ هَذَا صَاحِبُكُمَا الَّذِي سَأَلْتُمَانِي. فَابْتَدَرَاهُ بِسَيْفَيْهِمَا فَضَرَبَاهُ حَتَّى قَتَلاَهُ، ثُمَّ انْصَرَفَا إِلَى رَسُولِ اللَّهُ ﷺ فَأَخْبَرَاهُ فَقَالَ: "أَيُّكُمَا قَتَلَهُ؟" قَالَ كُلُّ وَاحِدٍ مِنْهُمَا: أَنَا قَتَلْتُهُ. فَقَالَ: "هَلْ مَسَحْتُمَا سَيْفَيْكُمَا؟" قَالاَ: لاَ. فَنَظَرَ فِي السَّيْفَيْنِ فَقَالَ: "كِلاَكُمَا قَتَلَهُ". سَلَبُهُ لِمُعَاذِ بْنِ عَمْرِو بْنِ الْجَمُوحِ. وَكَانَا مُعَاذَ ابْنَ عَفْرَاءَ وَمُعَاذَ بْنَ عَمْرِو بْنِ الْجَمُوحِ. قَالَ مُحَمَّدٌ: سَمِعَ يُوسُفُ صَالِحًا وَإِبْرَاهِيمَ أَبَاهُ (عَبْدِ الرَّحْمَنِ بْنِ عَوْفٍ).