Sahihu i Buhariut — Hadithi 3142

Obligueshmëria e dhënies së një të pestës nga plaçka e luftës · Transmetuesi: Ebu Katade Sulemiu

Shqip

Abdullah ibn Mesleme na ka treguar nga Maliku, e ky nga Jahja ibn Seidi, e ky nga Ibn Eflahu, e ky nga Ebu Muhamedi, i çrobëruari i Ebu Katades se Ebu Katadja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rrëfen: “Vitin e Betejës së Hunejnit u nisëm me të Dërguarin e Allahut ﷺ dhe, kur u ballafaquam me armikun, muslimanët pësuan një thyerje. Pashë një idhujtar t'i kishte hipur sipër një muslimani, andaj u tërhoqa, i shkova nga mbrapa dhe e godita me shpatë në qafë. Ai u kthye nga unë, më mbërtheu aq fort, saqë e nuhata erën e vdekjes. Kur e kaploi vdekja, më lëshoi dhe unë iu bashkëngjita Omer ibn Hatabit dhe i thashë: “Çfarë po ndodh me ushtrinë?” Ai më tha: “Caktimi i Allahut.” Pasi ushtria u kthye, Pejgamberi ﷺ u ul dhe tha: “Atij që ka vrarë ndonjë armik dhe ka dëshmi për këtë, i takon preja e të vrarit (mjetet e luftës) .” Unë u ngrita dhe thashë: “Kush dëshmon për mua?” Pastaj u ula. I Dërguari i Allahut ﷺ tha sërish: “Atij që ka vrarë ndonjë armik dhe ka dëshmi për këtë, i takon preja e të vrarit (mjetet e luftës) .” Unë u ngrita dhe thashë: “Kush dëshmon për mua?” Pastaj u ula. Pejgamberi ﷺ për së treti tha të njëjtën gjë dhe unë u ngrita, por Pejgamberi ﷺ ma priti duke thënë: “Çfarë ke, o Ebu Katade?” - andaj ia tregova ndodhinë. Një burrë tha: “Ashtu është, o i Dërguari i Allahut, ndërsa prenë e armikut e kam unë, por kompensoja atij me diçka, e kjo të më mbetet mua .” Ebu Bekër Sidiku tha: “Jo, për Allahun!” Atëherë, po i bie që Pejgamberi ﷺ të ta japë ty plaçkën e njërit prej luanëve të Allahut, i cili lufton për Allahun dhe të Dërguarin e Tij ﷺ.” Pejgamberi ﷺ tha: “Ashtu është” - dhe ma dha prenë. Parzmoren e shita dhe bleva një kopsht hurmash në fisin benu selime. Kjo ishte pasuria e parë që e fitova si musliman.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ مَسْلَمَةَ، عَنْ مَالِكٍ، عَنْ يَحْيَى بْنِ سَعِيدٍ، عَنِ ابْنِ أَفْلَحَ، عَنْ أَبِي مُحَمَّدٍ مَوْلَى أَبِي قَتَادَةَ، عَنْ أَبِي قَتَادَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: خَرَجْنَا مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عَامَ حُنَيْنٍ، فَلَمَّا الْتَقَيْنَا كَانَتْ لِلْمُسْلِمِينَ جَوْلَةٌ، فَرَأَيْتُ رَجُلاً مِنَ الْمُشْرِكِينَ عَلاَ رَجُلاً مِنَ الْمُسْلِمِينَ، فَاسْتَدَرْتُ حَتَّى أَتَيْتُهُ مِنْ وَرَائِهِ حَتَّى ضَرَبْتُهُ بِالسَّيْفِ عَلَى حَبْلِ عَاتِقِهِ، فَأَقْبَلَ عَلَىَّ فَضَمَّنِي ضَمَّةً وَجَدْتُ مِنْهَا رِيحَ الْمَوْتِ، ثُمَّ أَدْرَكَهُ الْمَوْتُ فَأَرْسَلَنِي، فَلَحِقْتُ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ فَقُلْتُ: مَا بَالُ النَّاسِ؟ قَالَ: أَمْرُ اللَّهِ، ثُمَّ إِنَّ النَّاسَ رَجَعُوا، وَجَلَسَ النَّبِيُّ ﷺ فَقَالَ: "مَنْ قَتَلَ قَتِيلاً لَهُ عَلَيْهِ بَيِّنَةٌ فَلَهُ سَلَبُهُ". فَقُمْتُ فَقُلْتُ: مَنْ يَشْهَدُ لِي؟ ثُمَّ جَلَسْتُ ثُمَّ قَالَ: "مَنْ قَتَلَ قَتِيلاً لَهُ عَلَيْهِ بَيِّنَةٌ فَلَهُ سَلَبُهُ". فَقُمْتُ فَقُلْتُ: مَنْ يَشْهَدُ لِي؟ ثُمَّ جَلَسْتُ، ثُمَّ قَالَ الثَّالِثَةَ مِثْلَهُ فَقُمْتُ فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: "مَا لَكَ يَا أَبَا قَتَادَةَ؟" فَاقَصَصْتُ عَلَيْهِ الْقِصَةَ. فَقَالَ رَجُلٌ: صَدَقَ يَا رَسُولَ اللَّهِ، وَسَلَبُهُ عِنْدِي فَأَرْضِهِ عَنِّي. فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ الصِّدِّيقُ - رضى الله عنه -: لاَ هَا اللَّهِ إِذًا يَعْمِدُ إِلَى أَسَدٍ مِنْ أُسْدِ اللَّهِ يُقَاتِلُ عَنِ اللَّهِ وَرَسُولِهِ ﷺ يُعْطِيكَ سَلَبَهُ. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: "صَدَقَ". فَأَعْطَاهُ فَبِعْتُ الدِّرْعَ، فَابْتَعْتُ بِهِ مَخْرِفًا فِي بَنِي سَلِمَةَ، فَإِنَّهُ لَأَوَّلُ مَالٍ تَأَثَّلْتُهُ فِي الإِسْلاَمِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3142