{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3147",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3147",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3147",
  "text": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Zuhejri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Allahu ia dha të Dërguarit të Allahut ﷺ në pronësi prenë e fisit hevazin dhe Pejgamberi ﷺ filloi t'u japë disa burrave kurejshë nga njëqind deve, disa ensarë thanë për Pejgamberin ﷺ: “Allahu e faltë të Dërguarin e Allahut ﷺ: kurejshëve po u jep, kurse neve jo, ndërkohë shpatat tona ende po pikojnë gjak të tyre!” Kur i treguan Pejgamberit ﷺ për fjalët e tyre, ai dërgoi dikë tek ensarët për t'i tubuar nën një tendë të lëkurës. Askënd tjetër nuk e la aty me ta. Kur u tubuan, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe u tha: - “Ç'është puna e disa fjalëve, që më kanë arritur për ju?” - Të mençurit tanë nuk thanë gjë, por disa të rinj thanë: “Allahu e faltë të Dërguarin e Allahut ﷺ: kurejshëve po u jep, kurse ensarëve jo, ndërkohë shpatat tona ende po pikojnë gjak të tyre! - thanë të diturit nga mesi i tyre. Pejgamberi ﷺ tha: “Unë disave u jap, për shkak se rishtazi kanë dalë nga mosbesimi. A nuk jeni të kënaqur që njerëzit e tjerë të shkojnë me pasuri, ndërsa ju të ktheheni në shtëpitë tuaja me të Dërguarin e Allahut ﷺ? Betohem në Allahun se, me çfarë ktheheni ju është më e mirë se me çfarë kthehen ata.” Ensarët thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut, jemi të kënaqur!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Pas meje do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja, andaj duroni derisa ta takoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij te Hauzi.” Enesi thotë: “Por, ja që ne nuk duruam.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Obligueshmëria e dhënies së një të pestës nga plaçka e luftës",
    "position": 57,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/57/obligueshmeria-e-dhenies-se-nje-te-pestes-nga-placka-e-luftes"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3147",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Enes ibn Malik Ensariu"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا أَبُو الْيَمَانِ: أَخْبَرَنَا شُعَيْبٌ: حَدَّثَنَا الزُّهْرِيُّ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَنَسُ بْنُ مَالِكٍ: أَنَّ نَاسًا مِنَ الأَنْصَارِ قَالُوا لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ حِينَ أَفَاءَ اللَّهُ عَلَى رَسُولِهِ ﷺ مِنْ أَمْوَالِ هَوَازِنَ مَا أَفَاءَ، فَطَفِقَ يُعْطِي رِجَالاً مِنْ قُرَيْشٍ الْمِائَةَ مِنَ الإِبِلِ فَقَالُوا: يَغْفِرُ اللَّهُ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ يُعْطِي قُرَيْشًا وَيَدَعُنَا، وَسُيُوفُنَا تَقْطُرُ مِنْ دِمَائِهِمْ. قَالَ أَنَسٌ: فَحُدِّثَ رَسُولُ اللَّهِ بِمَقَالَتِهِمْ، فَأَرْسَلَ إِلَى الأَنْصَارِ، فَجَمَعَهُمْ فِي قُبَّةٍ مِنْ أَدَمٍ، وَلَمْ يَدْعُ مَعَهُمْ أَحَدًا غَيْرَهُمْ، فَلَمَّا اجْتَمَعُوا جَاءَهُمْ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: \"مَا كَانَ حَدِيثٌ بَلَغَنِي عَنْكُمْ؟\" قَالَ لَهُ فُقَهَاؤُهُمْ: أَمَّا ذَوُو رَأيِنَا فَلَمْ يَقُولُوا شَيْئًا، وَأَمَّا أُنَاسٌ مِنَّا حَدِيثَةٌ أَسْنَانُهُمْ فَقَالُوا: يَغْفِرُ اللَّهُ لِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ يُعْطِي قُرَيْشًا وَيَتْرُكُ الأَنْصَارَ، وَسُيُوفُنَا تَقْطُرُ مِنْ دِمَائِهِمْ. فَقَالَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ: \"إِنِّي أُعْطِي رِجَالاً حَدِيثٌ عَهْدُهُمْ بِكُفْرٍ، أَمَا تَرْضَوْنَ أَنْ يَذْهَبَ النَّاسُ بِالأَمْوَالِ وَتَرْجِعُونَ إِلَى رِحَالِكُمْ بِرَسُولِ اللَّهِ ﷺ؟، فَوَاللَّهِ مَا تَنْقَلِبُونَ بِهِ خَيْرٌ مِمَّا يَنْقَلِبُونَ بِهِ\". قَالُوا: بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ، قَدْ رَضِينَا. فَقَالَ لَهُمْ: \"إِنَّكُمْ سَتَرَوْنَ بَعْدِي أُثْرَةً شَدِيدَةً، فَاصْبِرُوا حَتَّى تَلْقَوُا اللَّهَ وَرَسُولَهُ ﷺ عَلَى الْحَوْضِ\". قَالَ أَنَسٌ: فَلَمْ نَصْبِرْ.",
    "albanian": "Ebu Jemani na ka thënë: Na ka rrëfyer Shuajbi, e këtij i ka treguar Zuhejri se Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, kur Allahu ia dha të Dërguarit të Allahut ﷺ në pronësi prenë e fisit hevazin dhe Pejgamberi ﷺ filloi t'u japë disa burrave kurejshë nga njëqind deve, disa ensarë thanë për Pejgamberin ﷺ: “Allahu e faltë të Dërguarin e Allahut ﷺ: kurejshëve po u jep, kurse neve jo, ndërkohë shpatat tona ende po pikojnë gjak të tyre!” Kur i treguan Pejgamberit ﷺ për fjalët e tyre, ai dërgoi dikë tek ensarët për t'i tubuar nën një tendë të lëkurës. Askënd tjetër nuk e la aty me ta. Kur u tubuan, i Dërguari i Allahut ﷺ erdhi dhe u tha: - “Ç'është puna e disa fjalëve, që më kanë arritur për ju?” - Të mençurit tanë nuk thanë gjë, por disa të rinj thanë: “Allahu e faltë të Dërguarin e Allahut ﷺ: kurejshëve po u jep, kurse ensarëve jo, ndërkohë shpatat tona ende po pikojnë gjak të tyre! - thanë të diturit nga mesi i tyre. Pejgamberi ﷺ tha: “Unë disave u jap, për shkak se rishtazi kanë dalë nga mosbesimi. A nuk jeni të kënaqur që njerëzit e tjerë të shkojnë me pasuri, ndërsa ju të ktheheni në shtëpitë tuaja me të Dërguarin e Allahut ﷺ? Betohem në Allahun se, me çfarë ktheheni ju është më e mirë se me çfarë kthehen ata.” Ensarët thanë: “Po, o i Dërguari i Allahut, jemi të kënaqur!” Pejgamberi ﷺ u tha: “Pas meje do të përballeni me anashkalim të të drejtave tuaja, andaj duroni derisa ta takoni Allahun dhe të Dërguarin e Tij te Hauzi.” Enesi thotë: “Por, ja që ne nuk duruam.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3147.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3147.json"
  }
}