Sahihu i Buhariut — Hadithi 3148

Obligueshmëria e dhënies së një të pestës nga plaçka e luftës · Transmetuesi: Xhubejr ibn Mutëimi

Shqip

Abdulaziz ibn Abdullah Uvejsi na ka thënë: Na ka treguar Ibrahim ibn Sadi, e ky nga Salihu, e ky nga Ibn Shihabi, e këtij i ka rrëfyer Omeri, i biri i Muhamed ibn Xhubejr Mutëimit, e këtij i ka treguar Muhamed ibn Xhubejri se Xhubejr ibn Mutëimi (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se, teksa po udhëtonte me të Dërguarin e Allahut ﷺ së bashku me ushtrinë, duke u kthyer nga Hunejni, njerëzit filluan t'i lypin të Dërguarit të Allahut ﷺ, saqë e mbështetën për një pemë, në të cilën iu mbërthye pelerina. I Dërguari i Allahut ﷺ u ngrit në këmbë dhe tha: “Ma jepni pelerinën time! Sikur të posedoja deve sa numri i pemëve që gjenden këtu, të gjitha do t'jua ndaja juve, që ta dini se nuk jam koprrac, as gënjeshtar e as frikacak.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عَبْدُ الْعَزِيزِ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ الأُوَيْسِيُّ: حَدَّثَنَا إِبْرَاهِيمُ بْنُ سَعْدٍ، عَنْ صَالِحٍ، عَنِ ابْنِ شِهَابٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي عُمَرُ بْنُ مُحَمَّدِ بْنِ جُبَيْرِ بْنِ مُطْعِمٍ، أَنَّ مُحَمَّدَ بْنَ جُبَيْرٍ قَالَ: أَخْبَرَنِي جُبَيْرُ بْنُ مُطْعِمٍ أَنَّهُ بَيْنَا هُوَ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ وَمَعَهُ النَّاسُ مُقْبِلاً مِنْ حُنَيْنٍ عَلِقَتْ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ الأَعْرَابُ يَسْأَلُونَهُ حَتَّى اضْطَرُّوهُ إِلَى سَمُرَةٍ، فَخَطِفَتْ رِدَاءَهُ، فَوَقَفَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ فَقَالَ: "أَعْطُونِي رِدَائِي، فَلَوْ كَانَ عَدَدُ هَذِهِ الْعِضَاهِ نَعَمًا لَقَسَمْتُهُ بَيْنَكُمْ، ثُمَّ لاَ تَجِدُونِي بَخِيلاً وَلاَ كَذُوبًا وَلاَ جَبَانًا".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3148