Muslimi na ka thënë: Na ka treguar Vuhejbi, e këtij i ka treguar Mensuri, e ky nga nëna e tij se Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon se një grua ensare e pyeti Pejgamberin ﷺ: “Si të pastrohem nga menstruacionet?” Ai iu përgjigj: “Merr një copë pëlhure të parfumuar dhe pastrohu me të tri herë.” Pastaj Pejgamberi ﷺ u turpërua, andaj e ktheu fytyrën në anën tjetër ose tha: “Pastrohu me të.” Unë e tërhoqa atë (grua) dhe i tregova se çfarë kishte për qëllim Pejgamberi ﷺ.”
حَدَّثَنَا مُسْلِمٌ قَالَ: حَدَّثَنَا وُهَيْبٌ قَالَ: حَدَّثَنَا مَنْصُورٌ، عَنْ أُمِّهِ، عَنْ عَائِشَةَ، أَنَّ امْرَأَةً، مِنَ الأَنْصَارِ قَالَتْ لِلنَّبِيِّ ﷺ: كَيْفَ أَغْتَسِلُ مِنَ الْمَحِيضِ؟ قَالَ: "خُذِي فِرْصَةً مُمَسَّكَةً، فَتَوَضَّئِي ثَلاَثًا". ثُمَّ إِنَّ النَّبِيَّ ﷺ اسْتَحْيَا فَأَعْرَضَ بِوَجْهِهِ أَوْ قَالَ: "تَوَضَّئِي بِهَا ". فَأَخَذْتُهَا فَجَذَبْتُهَا فَأَخْبَرْتُهَا بِمَا يُرِيدُ النَّبِيُّ ﷺ.