Sahihu i Buhariut — Hadithi 3150

Obligueshmëria e dhënies së një të pestës nga plaçka e luftës · Transmetuesi: Abdullah ibn Mesudi

Shqip

Othman ibn Ebu Shejbe na ka thënë: Na ka treguar Xheriri, e ky nga Mensuri, e ky nga Ebu Vaili se Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Ditën e Hunejnit, Pejgamberi ﷺ u dha përparësi disave në shpërndarjen e plaçkës së luftës. Akra ibn Habisit ia dha njëqind deve, e edhe Ujejnes. Edhe disa fisnikëve të tjerë arabë u dha përparësi në shpërndarjen e presë.” Një burrë tha: “Betohem në Allahun se kjo ndarje e presë nuk qe e drejtë dhe me të nuk u synua kënaqja e Allahut.” Unë thashë: “Për Allahun, do t'i tregoj Pejgamberit ﷺ.” Kështu, shkova dhe i tregova.” Ai tha: “Kush do të sjellë drejtësi, nëse Allahu dhe i Dërguari i Tij nuk sjellin?! Allahu e mëshiroftë Musain: ai është fyer edhe më rëndë se kaq dhe, megjithatë, ka duruar.”

Arabisht

حَدَّثَنَا عُثْمَانُ بْنُ أَبِي شَيْبَةَ: حَدَّثَنَا جَرِيرٌ، عَنْ مَنْصُورٍ، عَنْ أَبِي وَائِلٍ، عَنْ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا كَانَ يَوْمُ حُنَيْنٍ آثَرَ النَّبِيُّ ﷺ أُنَاسًا فِي الْقِسْمَةِ، فَأَعْطَى الأَقْرَعَ بْنَ حَابِسٍ مِائَةً مِنَ الإِبِلِ، وَأَعْطَى عُيَيْنَةَ مِثْلَ ذَلِكَ، وَأَعْطَى أُنَاسًا مِنْ أَشْرَافِ الْعَرَبِ، فَآثَرَهُمْ يَوْمَئِذٍ فِي الْقِسْمَةِ. قَالَ رَجُلٌ: وَاللَّهِ إِنَّ هَذِهِ الْقِسْمَةَ مَا عُدِلَ فِيهَا، وَمَا أُرِيدَ بِهَا وَجْهُ اللَّهِ. فَقُلْتُ: وَاللَّهِ لأُخْبِرَنَّ النَّبِيَّ ﷺ. فَأَتَيْتُهُ فَأَخْبَرْتُهُ فَقَالَ: "فَمَنْ يَعْدِلُ إِذَا لَمْ يَعْدِلِ اللَّهُ وَرَسُولُهُ رَحِمَ اللَّهُ مُوسَى قَدْ أُوذِيَ بِأَكْثَرَ مِنْ هَذَا فَصَبَرَ".

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3150