Sahihu i Buhariut — Hadithi 3151

Obligueshmëria e dhënies së një të pestës nga plaçka e luftës · Transmetuesi: Esma bint Ebu Bekri

Shqip

Mahmud Gajlani na ka thënë: Na ka treguar Ebu Usame, e këtij i ka treguar Hishami, e këtij i ka rrëfyer babai i tij se Esma bint Ebu Bekri (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) tregon: “I bartja farat mbi kokë nga ara e Zubejrit, që ia kishte dhuruar i Dërguari i Allahut ﷺ, e cila ndodhej larg sa dy të tretat e një fersehu (përafërsisht katër kilometra).” Ebu Damra transmeton nga Hishami, e ky nga babai i tij Urve se Pejgamberi ﷺ i ndau një hise Zubejrit nga pasuria e fisit nadir.

Arabisht

حَدَّثَنَا مَحْمُودُ بْنُ غَيْلاَنَ: حَدَّثَنَا أَبُو أُسَامَةَ: حَدَّثَنَا هِشَامٌ قَالَ: أَخْبَرَنِي أَبِي، عَنْ أَسْمَاءَ ابْنَةِ أَبِي بَكْرٍ - رضى الله عنهما - قَالَتْ: كُنْتُ أَنْقُلُ النَّوَى مِنْ أَرْضِ الزُّبَيْرِ الَّتِي أَقْطَعَهُ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ عَلَى رَأْسِي، وَهُوَ مِنِّي عَلَى ثُلُثَىْ فَرْسَخٍ. وَقَالَ أَبُو ضَمْرَةَ: عَنْ هِشَامٍ عَنْ أَبِيهِ: أَنَّ النَّبِيَّ ﷺ أَقْطَعَ الزُّبَيْرَ أَرْضًا مِنْ أَمْوَالِ بَنِي النَّضِيرِ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3151