Sahihu i Buhariut — Hadithi 3155

Obligueshmëria e dhënies së një të pestës nga plaçka e luftës · Transmetuesi: Abdullah ibn Ebu Eufai

Shqip

Musa ibn Ismaili na ka thënë: Na ka treguar Abdulvahidi, e këtij i ka treguar Shejbaniu se Ibn Ebu Eufai (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Gjatë netëve të Hajberit, na kaploi një uri e madhe dhe, ditën e çlirimit të Hajberit gjetëm disa gomarë, të cilët i therëm. Kur kusitë filluan të vlonin, lajmëtari i të Dërguarit të Allahut ﷺ thirri: “Derdhni kusitë dhe mos hani asgjë nga mishi i gomarëve!” Disa prej nesh thoshim: “Pejgamberi ﷺ ndaloi ngrënien e tyre, sepse nuk ishte ndarë një e pesta e presë prej saj, kurse disa të tjerë thoshin: “E ndaloi përgjithmonë.” Shejbaniu thotë: “E kam pyetur Seid ibn Xhubejrin rreth kësaj, e ai më ka thënë: “E ka ndaluar përgjithmonë.”

Arabisht

حَدَّثَنَا مُوسَى بْنُ إِسْمَاعِيلَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ الْوَاحِدِ: حَدَّثَنَا الشَّيْبَانِيُّ قَالَ: سَمِعْتُ ابْنَ أَبِي أَوْفَى - رضى الله عنهما - يَقُولُ: أَصَابَتْنَا مَجَاعَةٌ لَيَالِيَ خَيْبَرَ، فَلَمَّا كَانَ يَوْمُ خَيْبَرَ وَقَعْنَا فِي الْحُمُرِ الأَهْلِيَّةِ، فَانْتَحَرْنَاهَا فَلَمَّا غَلَتِ الْقُدُورُ، نَادَى مُنَادِي رَسُولِ اللَّهِ ﷺ اكْفَئُوا الْقُدُورَ، فَلاَ تَطْعَمُوا مِنْ لُحُومِ الْحُمُرِ شَيْئًا. قَالَ عَبْدُ اللَّهِ: فَقُلْنَا: إِنَّمَا نَهَى النَّبِيُّ ﷺ لأَنَّهَا لَمْ تُخَمَّسْ. قَالَ: وَقَالَ آخَرُونَ: حَرَّمَهَا الْبَتَّةَ. وَسَأَلْتُ سَعِيدَ بْنَ جُبَيْرٍ فَقَالَ: حَرَّمَهَا الْبَتَّةَ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3155