{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3159",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3159",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3159",
  "text": "Fadël ibn Jakubi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Xhafer Rakiu, e këtij i ka treguar Muëtemir ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Seid ibn Ubejdullah Thekafiu, e këtij i ka treguar Bekër ibn Abdullah Muzeniu dhe Zijad ibn Xhubejri se Xhubejr ibn Haje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Omeri dërgoi njerëz për t'i luftuar idhujtarët nëpër vende të ndryshme. Mbreti Hurmuzan e pranoi Islamin dhe Omeri i tha: “Po konsultohem me ty rreth këtyre betejave.” Hurmuzani i tha: “Po. Këto krahina dhe njerëzit që ndodhen në to, përkatësisht armiqtë e muslimanëve i shëmbëllejnë një shpendi që posedon një kokë, dy krahë dhe dy këmbë. Nëse i thyhet njëri krah, ngrihet me dy këmbë, me krahun tjetër dhe kokën; nëse i thyhet edhe krahu tjetër, ngrihet me dy këmbë dhe me kokë. Por, nëse i shtypet koka, shkojnë edhe këmbët, edhe krahët, edhe koka. Koka është Kisra, njëri krah është Cezari, ndërsa krahu tjetër persianët, kështu që urdhëroji muslimanët që të marshojnë drejt Kisrait.” Bekri dhe Zijadi, që të dy, transmetojnë nga Xhubejr ibn Haje se Omeri na tuboi dhe na vendosi nën komandën e Numan ibn Mukarrinit. Me të arritur në trojet e armikut, komandanti i Kisrait na doli në pritë me dyzet mijë ushtarë. Një përkthyes u ngrit dhe tha: - Le të vijë një burrë nga ju që të bisedojë me mua. - Pyet ç'të duash, - i tha Mugire. - Cilët jeni ju? - pyeti ai. - Ne jemi ca njerëz arabë. Në të kaluarën kemi qenë të zhytur në mjerim dhe vuajtje të thellë. Thithnim lëkurat dhe thelbat nga uria, vishnim gëzofë dhe guna, i adhuronim pemët dhe gurët. Dhe, duke qenë në këtë gjendje, Zoti i qiejve dhe Tokës, - Lartësuar qoftë madhëria e Tij, - na dërgoi një Pejgamber nga mesi ynë, të cilit ia njohim babanë dhe nënën. Pejgamberi ynë ﷺ, i Dërguari i Zotit tonë, na urdhëron t'ju luftojmë derisa ta adhuroni Allahun, të Vetmin, ose të jepni xhizjen. Po ashtu, i Dërguari ynë ﷺ na ka treguar për mesazhin e Zotit tonë se, kushdo nga ne që vdes, shkon në Xhenet, në një mirësi, shembullin e së cilës nuk e ka parë asnjëherë, ndërkaq, kush prej nesh mbetet gjallë, do t'ju marrë nën pronësi, - iu përgjigj Mugire përkthyesit.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhizja",
    "position": 58,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/58/xhizja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3159",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Xhubejr ibn Haje"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا الْفَضْلُ بْنُ يَعْقُوبَ: حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ جَعْفَرٍ الرَّقِّيُّ: حَدَّثَنَا الْمُعْتَمِرُ بْنُ سُلَيْمَانَ: حَدَّثَنَا سَعِيدُ بْنُ عُبَيْدِ اللَّهِ الثَّقَفِيُّ: حَدَّثَنَا بَكْرُ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ الْمُزَنِيُّ، وَزِيَادُ بْنُ جُبَيْرٍ، عَنْ جُبَيْرِ بْنِ حَيَّةَ قَالَ: بَعَثَ عُمَرُ النَّاسَ فِي أَفْنَاءِ الأَمْصَارِ يُقَاتِلُونَ الْمُشْرِكِينَ، فَأَسْلَمَ الْهُرْمُزَانُ فَقَالَ: إِنِّي مُسْتَشِيرُكَ فِي مَغَازِيَّ هَذِهِ. قَالَ: نَعَمْ، مَثَلُهَا وَمَثَلُ مَنْ فِيهَا مِنَ النَّاسِ مِنْ عَدُوِّ الْمُسْلِمِينَ مَثَلُ طَائِرٍ لَهُ رَأْسٌ وَلَهُ جَنَاحَانِ وَلَهُ رِجْلاَنِ، فَإِنْ كُسِرَ أَحَدُ الْجَنَاحَيْنِ نَهَضَتِ الرِّجْلاَنِ بِجَنَاحٍ وَالرَّأْسُ، فَإِنْ كُسِرَ الْجَنَاحُ الآخَرُ نَهَضَتِ الرِّجْلاَنِ وَالرَّأْسُ، وَإِنْ شُدِخَ الرَّأْسُ ذَهَبَتِ الرِّجْلاَنِ وَالْجَنَاحَانِ وَالرَّأْسُ، فَالرَّأْسُ كِسْرَى، وَالْجَنَاحُ قَيْصَرُ، وَالْجَنَاحُ الآخَرُ فَارِسُ، فَمُرِ الْمُسْلِمِينَ فَلْيَنْفِرُوا إِلَى كِسْرَى. وَقَالَ بَكْرٌ وَزِيَادٌ جَمِيعًا عَنْ جُبَيْرِ بْنِ حَيَّةَ: قَالَ فَنَدَبَنَا عُمَرُ وَاسْتَعْمَلَ عَلَيْنَا النُّعْمَانَ بْنَ مُقَرِّنٍ، حَتَّى إِذَا كُنَّا بِأَرْضِ الْعَدُوِّ، وَخَرَجَ عَلَيْنَا عَامِلُ كِسْرَى فِي أَرْبَعِينَ أَلْفًا، فَقَامَ تُرْجُمَانٌ فَقَالَ: لِيُكَلِّمْنِي رَجُلٌ مِنْكُمْ. فَقَالَ الْمُغِيرَةُ: سَلْ عَمَّا شِئْتَ. قَالَ: مَا أَنْتُمْ؟ قَالَ: نَحْنُ أُنَاسٌ مِنَ الْعَرَبِ كُنَّا فِي شَقَاءٍ شَدِيدٍ وَبَلاَءٍ شَدِيدٍ، نَمَصُّ الْجِلْدَ وَالنَّوَى مِنَ الْجُوعِ، وَنَلْبَسُ الْوَبَرَ وَالشَّعَرَ، وَنَعْبُدُ الشَّجَرَ وَالْحَجَرَ، فَبَيْنَا نَحْنُ كَذَلِكَ، إِذْ بَعَثَ رَبُّ السَّمَوَاتِ وَرَبُّ الأَرَضِينَ - تَعَالَى ذِكْرُهُ وَجَلَّتْ عَظَمَتُهُ - إِلَيْنَا نَبِيًّا مِنْ أَنْفُسِنَا، نَعْرِفُ أَبَاهُ وَأُمَّهُ، فَأَمَرَنَا نَبِيُّنَا رَسُولُ رَبِّنَا ﷺ أَنْ نَقَاتِلَكُمْ حَتَّى تَعْبُدُوا اللَّهَ وَحْدَهُ أَوْ تُؤَدُّوا الْجِزْيَةَ، وَأَخْبَرَنَا نَبِيُّنَا ﷺ عَنْ رِسَالَةِ رَبِّنَا أَنَّهُ مَنْ قُتِلَ مِنَّا صَارَ إِلَى الْجَنَّةِ فِي نَعِيمٍ لَمْ يَرَ مِثْلَهَا قَطُّ، وَمَنْ بَقِيَ مِنَّا مَلَكَ رِقَابَكُمْ.",
    "albanian": "Fadël ibn Jakubi na ka thënë: Na ka treguar Abdullah ibn Xhafer Rakiu, e këtij i ka treguar Muëtemir ibn Sulejmani, e këtij i ka treguar Seid ibn Ubejdullah Thekafiu, e këtij i ka treguar Bekër ibn Abdullah Muzeniu dhe Zijad ibn Xhubejri se Xhubejr ibn Haje (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Omeri dërgoi njerëz për t'i luftuar idhujtarët nëpër vende të ndryshme. Mbreti Hurmuzan e pranoi Islamin dhe Omeri i tha: “Po konsultohem me ty rreth këtyre betejave.” Hurmuzani i tha: “Po. Këto krahina dhe njerëzit që ndodhen në to, përkatësisht armiqtë e muslimanëve i shëmbëllejnë një shpendi që posedon një kokë, dy krahë dhe dy këmbë. Nëse i thyhet njëri krah, ngrihet me dy këmbë, me krahun tjetër dhe kokën; nëse i thyhet edhe krahu tjetër, ngrihet me dy këmbë dhe me kokë. Por, nëse i shtypet koka, shkojnë edhe këmbët, edhe krahët, edhe koka. Koka është Kisra, njëri krah është Cezari, ndërsa krahu tjetër persianët, kështu që urdhëroji muslimanët që të marshojnë drejt Kisrait.” Bekri dhe Zijadi, që të dy, transmetojnë nga Xhubejr ibn Haje se Omeri na tuboi dhe na vendosi nën komandën e Numan ibn Mukarrinit. Me të arritur në trojet e armikut, komandanti i Kisrait na doli në pritë me dyzet mijë ushtarë. Një përkthyes u ngrit dhe tha: - Le të vijë një burrë nga ju që të bisedojë me mua. - Pyet ç'të duash, - i tha Mugire. - Cilët jeni ju? - pyeti ai. - Ne jemi ca njerëz arabë. Në të kaluarën kemi qenë të zhytur në mjerim dhe vuajtje të thellë. Thithnim lëkurat dhe thelbat nga uria, vishnim gëzofë dhe guna, i adhuronim pemët dhe gurët. Dhe, duke qenë në këtë gjendje, Zoti i qiejve dhe Tokës, - Lartësuar qoftë madhëria e Tij, - na dërgoi një Pejgamber nga mesi ynë, të cilit ia njohim babanë dhe nënën. Pejgamberi ynë ﷺ, i Dërguari i Zotit tonë, na urdhëron t'ju luftojmë derisa ta adhuroni Allahun, të Vetmin, ose të jepni xhizjen. Po ashtu, i Dërguari ynë ﷺ na ka treguar për mesazhin e Zotit tonë se, kushdo nga ne që vdes, shkon në Xhenet, në një mirësi, shembullin e së cilës nuk e ka parë asnjëherë, ndërkaq, kush prej nesh mbetet gjallë, do t'ju marrë nën pronësi, - iu përgjigj Mugire përkthyesit.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3159.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3159.json"
  }
}