Sahihu i Buhariut — Hadithi 3160

Xhizja · Transmetuesi: Xhubejr ibn Haje

Shqip

Xhubejr ibn Haje tregon se Numan ibn Mukarrini (Allahu qoftë i kënaqur me të!) iu drejtua Mugirës duke i thënë: “Ndoshta Allahu të ka mundësuar pjesëmarrjen në luftë me Pejgamberin ﷺ, ku as të ka lënë pishman, as të mposhtur, por unë kam qenë pjesëmarrës në luftë së bashku me të Dërguarin e Allahut ﷺ. Nëse ai nuk luftonte në mëngjes, priste derisa ngriheshin erërat dhe fillonin namazet.”

Arabisht

فَقَالَ النُّعْمَانُ: رُبَّمَا أَشْهَدَكَ اللَّهُ مِثْلَهَا مَعَ النَّبِيِّ ﷺ فَلَمْ يُنَدِّمْكَ وَلَمْ يُخْزِكَ، وَلَكِنِّي شَهِدْتُ الْقِتَالَ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ كَانَ إِذَا لَمْ يُقَاتِلْ فِي أَوَّلِ النَّهَارِ انْتَظَرَ حَتَّى تَهُبَّ الأَرْوَاحُ وَتَحْضُرَ الصَّلَوَاتُ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3160