Sahihu i Buhariut — Hadithi 3162

Xhizja · Transmetuesi: Omer ibn Hatabi

Shqip

Adem ibn Ebu Ijasi na ka thënë: Na ka treguar Shuëbe, e këtij i ka treguar Ebu Xhemra se Xhuvejri ibn Kudame Temimi tregon: “E dëgjova Omer ibn Hatabin (Allahu qoftë i kënaqur me të!), pasi iu drejtuam: “Na këshillo, o prijës i besimtarëve”, të thotë: “Po ju porosis të jeni të kujdesshëm ndaj kategorive që janë nën mbrojtjen e Allahut, sepse ata janë edhe nën mbrojtjen e Pejgamberit ﷺ, njëherazi janë burim furnizimi për familjet tuaja.”

Arabisht

حَدَّثَنَا آدَمُ بْنُ أَبِي إِيَاسٍ: حَدَّثَنَا شُعْبَةُ: حَدَّثَنَا أَبُو جَمْرَةَ قَالَ: سَمِعْتُ جُوَيْرِيَةَ بْنَ قُدَامَةَ التَّمِيمِيَّ قَالَ: سَمِعْتُ عُمَرَ بْنَ الْخَطَّابِ - رضى الله عنه - قُلْنَا: أَوْصِنَا يَا أَمِيرَ الْمُؤْمِنِينَ. قَالَ: أُوصِيكُمْ بِذِمَّةِ اللَّهِ، فَإِنَّهُ ذِمَّةُ نَبِيِّكُمْ، وَرِزْقُ عِيَالِكُمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3162