Sahihu i Buhariut — Hadithi 3164

Xhizja · Transmetuesi: Xhabir ibn Abdullah Ensariu

Shqip

Ali ibn Abdullahu na ka thënë: Na ka treguar Ismail ibn Ibrahimi, e këtij i ka rrëfyer Revh ibn Kasimi, e ky nga Muhamed ibn Munkediri se Xhabir ibn Abdullahu (Allahu qoftë i kënaqur me ta!) transmeton se i Dërguari i Allahut ﷺ i ka thënë: “Sikur ta merrnim pasurinë e Bahrejnit, do të të jepja kaq e kaq e kaq.” Pasi i Dërguari i Allahut ﷺ vdiq, na erdhi pasuria e Bahrejnit, e në atë rast Ebu Bekri tha: “Ai, të cilit i Dërguari i Allahut ﷺ i ka premtuar diçka, le të vijë tek unë.” Unë shkova dhe i thashë: “I Dërguari i Allahut ﷺ më ka thënë: “Sikur ta merrnim pasurinë e Bahrejnit, do të të jepja kaq e kaq e kaq.” Ebu Bekri tha: “Merr.” Kështu, unë i mbusha dy grushte. Ai më tha: “Numëroji.” Kur i numërova, më dolën pesëqind dinarë. Ai gjithsej m'i dha një mijë e pesëqind (dinarë).

Arabisht

حَدَّثَنَا عَلِيُّ بْنُ عَبْدِ اللَّهِ: حَدَّثَنَا إِسْمَاعِيلُ بْنُ إِبْرَاهِيمَ قَالَ: أَخْبَرَنِي رَوْحُ بْنُ الْقَاسِمِ، عَنْ مُحَمَّدِ بْنِ الْمُنْكَدِرِ، عَنْ جَابِرِ بْنِ عَبْدِ اللَّهِ - رضى الله عنهما - قَالَ: كَانَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ قَالَ لِي: "لَوْ قَدْ جَاءَنَا مَالُ الْبَحْرَيْنِ قَدْ أَعْطَيْتُكَ هَكَذَا وَهَكَذَا وَهَكَذَا". فَلَمَّا قُبِضَ رَسُولُ اللَّهِ ﷺ وَجَاءَ مَالُ الْبَحْرَيْنِ فَقَالَ أَبُو بَكْرٍ: مَنْ كَانَتْ لَهُ عِنْدَ رَسُولِ اللَّهِ ﷺ عِدَةٌ فَلْيَأْتِنِي. فَأَتَيْتُهُ فَقُلْتُ: إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ ﷺ قَدْ كَانَ قَالَ لِي: "لَوْ قَدْ جَاءَنَا مَالُ الْبَحْرَيْنِ لأَعْطَيْتُكَ هَكَذَا وَهَكَذَا وَهَكَذَا". فَقَالَ لِي: احْثُهْ. فَحَثَوْتُ حَثْيَةً فَقَالَ لِي: عُدَّهَا. فَعَدَدْتُهَا فَإِذَا هِيَ خَمْسُمِائَةٍ، فَأَعْطَانِي أَلْفًا وَخَمْسَمِائَةٍ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3164