{
  "@context": "https://schema.org",
  "@type": "Quotation",
  "@id": "https://hadithet.com/buhariu/3169",
  "url": "https://hadithet.com/buhariu/3169",
  "name": "Sahihu i Buhariut, Hadithi 3169",
  "text": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u çlirua Hajberi, Pejgamberit ﷺ iu dhurua një dele e helmuar, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “M'i tuboni këtu të gjithë hebrenjtë.” Kur ia tubuan, Pejgamberi ﷺ tha: - “Do t'ju pyes diçka. Vallë, do të ma thoni të vërtetën?” - Po, - thanë ata. - “Kush është paraardhësi juaj?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Filani, - thanë ata. - “Gënjyet. Babi juaj është filani.” - Ashtu është, - thanë ata. - “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes diçka?” - Po, o Ebu Kasim. Edhe nëse gënjejmë, ti do ta kuptosh gënjeshtrën tonë, siç e kuptove gënjeshtrën për paraardhësin tonë, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “Cilët janë banorët e Zjarrit?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Do të qëndrojmë një kohë të shkurtër në të, pastaj do të vini ju në vend tonin. - “Heshtni! Betohem në Allahun se kurrë nuk do të zëmë vendin tuaj aty”, - u tha Pejgamberi ﷺ, pastaj vazhdoi: “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes edhe diçka?” - Po, o Ebu Kasim, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “Keni vendosur helm në këtë dele?” - Po, - thanë ata. - “Çfarë ju shtyri të veproni kështu?” - Deshëm që, nëse je gënjeshtar, të rehatohemi prej teje, e, nëse je pejgamber, nuk të bën dëm aspak.”",
  "inLanguage": [
    "sq",
    "ar"
  ],
  "spokenByCharacter": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ",
    "alternateName": "Muhammad"
  },
  "author": {
    "@type": "Person",
    "name": "Muhamedi ﷺ"
  },
  "isPartOf": {
    "@type": "Book",
    "name": "Sahihu i Buhariut",
    "alternateName": "صحيح البخاري",
    "url": "https://hadithet.com/buhariu"
  },
  "isBasedOn": {
    "@type": "Chapter",
    "name": "Xhizja",
    "position": 58,
    "url": "https://hadithet.com/buhariu/58/xhizja"
  },
  "citation": "Sahihu i Buhariut 3169",
  "about": {
    "@type": "Person",
    "name": "Ebu Hurejra"
  },
  "encoding": {
    "arabic": "حَدَّثَنَا عَبْدُ اللَّهِ بْنُ يُوسُفَ: حَدَّثَنَا اللَّيْثُ قَالَ: حَدَّثَنِي سَعِيدٌ، عَنْ أَبِي هُرَيْرَةَ - رضى الله عنه - قَالَ: لَمَّا فُتِحَتْ خَيْبَرُ أُهْدِيَتْ لِلنَّبِيِّ ﷺ شَاةٌ فِيهَا سُمٌّ فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"اجْمَعُوا لِي مَنْ كَانَ هَا هُنَا مِنْ يَهُودَ\". فَجُمِعُوا لَهُ فَقَالَ لَهُمْ: \"إِنِّي سَائِلُكُمْ عَنْ شَىْءٍ فَهَلْ أَنْتُمْ صَادِقِيَّ عَنْهُ؟\" فَقَالُوا: نَعَمْ. قَالَ لَهُمُ النَّبِيُّ ﷺ: \"مَنْ أَبُوكُمْ؟\" قَالُوا: فُلاَنٌ. فَقَالَ: \"كَذَبْتُمْ، بَلْ أَبُوكُمْ فُلاَنٌ\". قَالُوا: صَدَقْتَ. قَالَ: \"فَهَلْ أَنْتُمْ صَادِقِيَّ عَنْ شَىْءٍ إِنْ سَأَلْتُ عَنْهُ؟\" فَقَالُوا: نَعَمْ يَا أَبَا الْقَاسِمِ، وَإِنْ كَذَبْنَا عَرَفْتَ كَذِبَنَا كَمَا عَرَفْتَهُ فِي أَبِينَا. فَقَالَ لَهُمْ: \"مَنْ أَهْلُ النَّارِ؟\" قَالُوا: نَكُونُ فِيهَا يَسِيرًا ثُمَّ تَخْلُفُونَا فِيهَا. فَقَالَ النَّبِيُّ ﷺ: \"اخْسَئُوا فِيهَا، وَاللَّهِ لاَ نَخْلُفُكُمْ فِيهَا أَبَدًا ـ ثُمَّ قَالَ: - هَلْ أَنْتُمْ صَادِقِيَّ عَنْ شَىْءٍ إِنْ سَأَلْتُكُمْ عَنْهُ؟\" فَقَالُوا: نَعَمْ يَا أَبَا الْقَاسِمِ. قَالَ: \"هَلْ جَعَلْتُمْ فِي هَذِهِ الشَّاةِ سُمًّا؟\" قَالُوا: نَعَمْ. قَالَ: \"مَا حَمَلَكُمْ عَلَى ذَلِكَ؟\" قَالُوا: أَرَدْنَا إِنْ كُنْتَ كَاذِبًا نَسْتَرِيحُ، وَإِنْ كُنْتَ نَبِيًّا لَمْ يَضُرَّكَ.",
    "albanian": "Abdullah ibn Jusufi na ka thënë: Na ka treguar Lejthiu, e këtij i ka treguar Seidi se Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) tregon: “Kur u çlirua Hajberi, Pejgamberit ﷺ iu dhurua një dele e helmuar, e në atë rast Pejgamberi ﷺ tha: “M'i tuboni këtu të gjithë hebrenjtë.” Kur ia tubuan, Pejgamberi ﷺ tha: - “Do t'ju pyes diçka. Vallë, do të ma thoni të vërtetën?” - Po, - thanë ata. - “Kush është paraardhësi juaj?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Filani, - thanë ata. - “Gënjyet. Babi juaj është filani.” - Ashtu është, - thanë ata. - “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes diçka?” - Po, o Ebu Kasim. Edhe nëse gënjejmë, ti do ta kuptosh gënjeshtrën tonë, siç e kuptove gënjeshtrën për paraardhësin tonë, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “Cilët janë banorët e Zjarrit?” - i pyeti Pejgamberi ﷺ. - Do të qëndrojmë një kohë të shkurtër në të, pastaj do të vini ju në vend tonin. - “Heshtni! Betohem në Allahun se kurrë nuk do të zëmë vendin tuaj aty”, - u tha Pejgamberi ﷺ, pastaj vazhdoi: “Do të ma thoni të vërtetën, nëse ju pyes edhe diçka?” - Po, o Ebu Kasim, - iu përgjigjën hebrenjtë. - “Keni vendosur helm në këtë dele?” - Po, - thanë ata. - “Çfarë ju shtyri të veproni kështu?” - Deshëm që, nëse je gënjeshtar, të rehatohemi prej teje, e, nëse je pejgamber, nuk të bën dëm aspak.”"
  },
  "ai": {
    "html": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3169.html",
    "json": "https://hadithet.com/ai/buhariu/3169.json"
  }
}