Sahihu i Buhariut — Hadithi 3170

Xhizja · Transmetuesi: Enes ibn Malik Ensariu

Shqip

Ebu Numani na ka thënë: Na ka treguar Thabit ibn Jezidi se Asimi tregon: “E pyeta Enesin (Allahu qoftë i kënaqur me të!) rreth duasë së kunutit.” Ai u përgjigj: “(Bëhet) para rukusë.” I thashë: “Filani po pretendon se ke thënë se ajo bëhet pas rukusë.” Enesi u përgjigj: “Ka gënjyer.” Pastaj na tregoi rreth Pejgamberit ﷺ se ka bërë kunut një muaj rresht, pas rukusë, duke u lutur kundër disa lagjeve të fisit benu sulejm. Më pas tregoi se Pejgamberi ﷺ i ka dërguar dyzet ose shtatëdhjetë, - transmetuesi është në mëdyshje, - mësues të Kuranit te disa idhujtarë. Kur këta shkuan atje, idhujtarët i vranë, edhe pse i kishin dhënë besën Pejgamberit ﷺ. Nuk e kam parë Pejgamberin ﷺ të ketë shprehur armiqësi ndaj dikujt sikurse ndaj këtyre.”

Arabisht

حَدَّثَنَا أَبُو النُّعْمَانِ: حَدَّثَنَا ثَابِتُ بْنُ يَزِيدَ: حَدَّثَنَا عَاصِمٌ قَالَ: سَأَلْتُ أَنَسًا - رضى الله عنه - عَنِ الْقُنُوتِ. قَالَ: قَبْلَ الرُّكُوعِ. فَقُلْتُ: إِنَّ فُلاَنًا يَزْعُمُ أَنَّكَ قُلْتَ: بَعْدَ الرُّكُوعِ، فَقَالَ: كَذَبَ. ثُمَّ حَدَّثَنَا عَنِ النَّبِيِّ ﷺ أَنَّهُ قَنَتَ شَهْرًا بَعْدَ الرُّكُوعِ يَدْعُو عَلَى أَحْيَاءٍ مِنْ بَنِي سُلَيْمٍ. قَالَ: بَعَثَ أَرْبَعِينَ أَوْ سَبْعِينَ - يَشُكُّ فِيهِ - مِنَ الْقُرَّاءِ إِلَى أُنَاسٍ مِنَ الْمُشْرِكِينَ، فَعَرَضَ لَهُمْ هَؤُلاَءِ فَقَتَلُوهُمْ، وَكَانَ بَيْنَهُمْ وَبَيْنَ النَّبِيِّ ﷺ عَهْدٌ، فَمَا رَأَيْتُهُ وَجَدَ عَلَى أَحَدٍ مَا وَجَدَ عَلَيْهِمْ.

json · faqja e plotë


Versioni i thjeshtë për indeksim nga AI. Faqja e plotë: https://hadithet.com/buhariu/3170